Farmaci

qer282014

Hipertensioni: ndjekja jo korrekte e terapisë rrit rezistencën

Shumë pacientë që trajtohen për hipertension nuk e ndjekin trajtimin në formë korrekte, në disa raste nuk e marrin fare, një fakt që mund të shpjegojë shumë raste të përcaktuara si hipertension rezistent dhe që në fakt varen nga një pajtueshmëri e dobët e pacientit. Këto janë shkurtimisht përfundimet e një studimi të publikuar në revistën Heart nga një grup kërkuesish nga Mbretëria e Bashkuar ku janë përfshirë 208 pacientë hipertensivë që trajtohen në qendra të specializuara. Në mesin e këtyre pacientëve, 125 e kishin përvojën e tyre të parë me terapi anti-hipertensive, 66 ishin pacientë në trajtim për hipertresion jo të mirë-kontrolluar dhe 17 ishin në listën për kirurgji të denervimit renal. "Në hipertension, si në pothuajse të gjitha rastet klinike që kërkojnë trajtime kronike, është shumë e mundur që pacientët mos e ndjekin siç duhet terapinë" thotë Maciej Tomaszewski i Universitetit të Leicester dhe autor i parë i artikullit "dhe është e rëndësishme për mjekun të kuptojë kur dështimi i trajtimi varet nga qëndrimi i pacientit dhe jo nga efikasiteti i barnave të përshkruara. "Kërkuesit kanë treguar se në vënd të përpiqemi të gjejmë nëse një pacient vuan vërtet nga një formë e hipertensionit rezistent, është e mundur ta monitorojmë me një test të sofistikuar të urinës, në gjëndje të zbulojë praninë e barnave të përshkruara dhe pastaj të tregojë nëse pacienti po i merr në formë korrekte ato. "Rezultatet e punës sonë kanë konfirmuar se respektimi i terapisë është mjaft dobët" thotë autori duke komentuar të dhënat e marra: një në katër pacientë (25%) nuk e merrte terapinë në mënyrë korrekte - një në 10 nuk e merrte aspak . "Shumica e pacientëve të cilët nuk i përgjigjeshin trajtimit i janë nënshtruar testeve të mëtejshme - shpesh invazivë dhe të shtrenjtë - për të kuptuar arsyet e kësaj rezistence ndaj terapisë, por sot falë një testi të thjeshtë të urinës, shumë prej këtyre hetimeve të panevojshme mund të shmangen" përfundon Tomaszewski.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC