Farmaci

kor12014

Infeksionet nga përdorimi jo korrekt i barnave injektuese. Alarm nga Joint Commission USA

Joint Commision (JC), Enti lider në SHBA për Akreditimin në Shëndetsi bën thirrje që strukturat tu kushtojnë më shumë vëmendje rreziqeve që lidhen me përdorimin e papërshtatshëm të barnave injektuese dhe të marrin masa për të zgjidhur problemin. Në fakt që nga viti 2001 sipas Centers for Disease Control and Prevention (CDC) në Atlanta, u gjetën të paktën 49 burime infeksioni për shkak të keq menaxhimit të barnave injektuese, me më shumë se 150 mijë pacientë të testuar për agjentë patogjenë pas ekspozimit të mundshëm ndaj infeksioneve të rrezikshme. Sipas JC, mos respektimi i praktikave të sigurta për kontrollin e infeksionit dhe teknikave aseptike është një "faktor i rëndësishëm që kontribuon" në rritjen e rrezikut. Shembulli më i shpeshtë i praktikës së padrejtë konsiston në ripërdorimin e flakonëve mono-dozë kryesisht që nuk përmbajnë konservantë. Kështu që përdorimi i tyre më tepër se një herë ka rreziqe të konsiderueshme të ndotjes, rritje të infeksioneve bakteriale. Një studim i 5.446 punonjësve të kujdesit shëndetësor tregoi se, 6% e tyre ka pranuar se ka përdorur "gjithmonë" ose "ndonjëherë" fiala mono-dozë /një-përdorimshe tek disa pacientë. Këto praktika jo korrekte verifikohen si tek pacientët e shtruar dhe ata ambulator. "Në klinikat ambulatore një numër i lartë rastesh verifikohet në sektorin e dhimbjeve ku injeksionet janë kryer shpesh në shtyllën kurrizore dhe zona të tjera sterile duke përdorur barna pa konservantë" -tregon JC - "si dhe në Institutet e Tumoreve që në përgjithësi parashikojnë kimioterapi ose shërbime të tjera infuzioni tek pacientët të cilët mund të jenë me imunitet të dobësuar". General Accounting Office (GAO) - seksioni i Kongresit të SHBA i përkushtuar në auditim dhe vlerësim - kohët e fundit paralajmëroi se zgjerimi i praktikave të pasigurta të injektimit mund të nënvlerësohet për shkak të mungesës së dokumentacionit të duhur. Për këtë arsye JC lajmëron strukturat shëndetësore për të zbatuar një politikë efektive për të parandaluar keqpërdorimin e flakoneve dhe të ofrojë trajnime dhe edukim për kryerjen në mënyrë të sigurtë të injeksioneve (të tilla si të njohin dhe raportojnë shkeljet e praktikave për kontrollin e sigurisë së fialave) duke theksuar se i gjithë stafi është përgjegjës për raportimin e rreziqeve, gabimeve dhe ngjarjeve negative.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC