Farmaci

kor52014

Bimët për dobësim: kujdes për përmbajtjen reale

tags: UJI, ÇAJ
Një tjetër paralajmërim në lidhje me përgatitjet bimore me qëllim dobësimin vjen nga dogana franceze që ka konfiskuar 1.6 tonelata "the di senna" të ardhura nga Tajlanda. Autoritetet kanë bllokuar më shumë se 700.000 bustina për një vlerë të llogaritur prej  60-75.000 euro të të ashtuquajturit  "the" që u provua të ishte një përgatitje e paligjshme duke patur parasysh se "produktet  me bazë senne mund të shiten vetëm në farmaci". Operacioni është kryer në Paris nga agjentët e divizionit të dytë të Direction Nationale du Renseignement et des Enquêtes Douanières, mes 12 dhe 28 majit të vitit të kaluar, në magazinat e dyqane të specializuara në produktet ekzotike. Bustinat e ngjashme me ato të çajit të ardhura nga Tajlanda janë prezantuar si "një çaj bimor" me përbërës për dobësim, i ndërtuar nga gjethe dhe bacelle senne, një bimë mjekësore. Agjentët kujtojnë se senna është "potencialisht e rrezikshme për shëndetin" sepse ajo është një laksativ i fuqishëm dhe si i tillë duhet të merret në sasi të kufizuara dhe për periudha të shkurtra kohore. Një marrje e përditshme e zgjatur mund të shkaktojë "probleme serioze intestinale, humbje të mineraleve dhe çrregullime të ritmit kardiak".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC