Farmaci

kor142014

Barna kundër dhimbjes neuropatike, mos nënvlersohen efektet negative

Barnat që përmbajnë gabapentin dhe pregabalin janë shumë të dobishme kundër dhimbjes neuropatike, një gjendje kronike e vështirë për tu trajtuar që vjen si pasojë e një lezioni të sistemit nervor qëndror ose periferik dhe që ndikon negativisht në cilësinë e jetës të atij që vuan. Përpara se të vazhdojmë me përdorimin, duhet të vlerësohet me kujdes rreziku i efekteve të kundërta negative, kjo sipas indikacioneve të Shërbimit Francez të Farmakovigjilencës. Këto dy barna i përkasin grupit të trajtimit anti-epileptik, përshkrimi i të cilave është nën ngarkim të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Itali (SSN), të autorizuara në rastet e depresionit të madh dhe çrregullimit të gjeneralizuar të ankthit. Përdorimi është i rregulluar nga një udhëzim limitimesh pikërisht në rastin e pacientëve me dhimbje të forta dhe të vazhdueshme për shkak të nevralgjisë post-herpetike, neuropati e lidhur me sëmundje neoplastike, dhimbje post-iktus ose nga  lezione medulare, polineuropati (kur përdorimi i barnave kundër depresionit triciklik dhe karbamazepina është i kundërindikuar) dhe neuropati diabetike. Meqënëse dhimbja neuropatike mund të rezultojë e pazgjidhshme dhe nuk i përgjigjet mirë opioidëve, natyrshëm se kërkesat të drejtojnë tek gabapentina dhe pregabalina. Por një raport i publikuar nga Farmakovigjilenca Franceze komunikon që kjo zgjedhje nuk është pa rreziqe: mes 1995 dhe 2009 janë raportuar 2.415 raste me efekte të kundërta, mes të cilave haluçinacione, përgjumje, sjellje agresive, konfuzion, dermatit, edema, reaksione alergjike. Gjatë këtij përdorimi ndodhën 13 vdekje për hepatit fulminant apo ndryshime hematike (5 për pregabalinën dhe 8 për gabapentinën); në 9 raste është verifikuar abort pas ekspozimit të fetusit ndaj barit, për këtë arsye kërkohet kujdes maksimal.

Përse është i nevojshëm farmacisti
: është e rëndësishme të paralajmërohen pacientë që trajtohen me gabapentin dhe pregabalin për ngjarjet negative që mund të ndodhin gjatë trajtimit.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC