Farmaci

kor162014

Ndërveprimet midis barnave antiretrovirale dhe orlistat

Marrja e barnave antiretrovirale në trajtimin e pacientëve sieropozitivë dhe të sëmurë me AIDS. Për këtë flet artikulli i botuar në numrin e fundit të Drug Safety Update, buletini i Agjensisë Britanike të Barnave që ofron disa rekomandime të rëndësishme për përdorimin e orlistat në trajtimin e pacientëve obezë ose mbipeshë me HIV pozitiv. Edhe pse prej disa vitesh numri i infeksioneve të reja rezulton në rënie progresive, raporti i "Global" i 2013 lëshuar nga UNAIDS thekson se lufta kundër sëmundjes nuk është fituar ende: në botë jetojnë rreth 35 milionë njerëz sieropozitivë, me 2.3 milionë raste të reja të regjistruara në vitin 2012. Me qëllim frenimin e replikimit të kopjeve të reja të virusit dhe rritjen e mbijetesës, rreth 10 milionë pacientë marrin rregullisht kombinime barnash antiretrovirale, por terapia që zgjat për një periudhë të pacaktuar mund të shoqërohet me ngjarje negative. Ndër më të njohurat është ndryshim i metabolizmit lipidik dhe shpërndarja e indit dhjamor që sjell akumulimin e yndyrës dhe në nivel visceral. Autorët e artikullit britanik u këshillojnë të rriturve sieropozitivë, me indeks të masës trupore më të madhe se 28, të cilët përpiqen të humbasin peshë duke kombinuar dietën me barna me bazë orlistat, një vlerësim paraprak të rreziqeve dhe përfitimeve nga zgjedhja e bërë. Disa raporte kanë treguar se produkti për dobësim mund të ndërhyjë në përthithjen e barnave antiretrovirale duke ulur efektivitetin e tyre kundër virusit, ngjarje shpesh e papërfillshme.

Përse është i rëndësishëm farmacisti: në treg ekzistojnë produkte me bazë orlistat pa recetë mjeku. Farmacistit i është besuar detyra e këshillimit të konsumatorit, dhe atij seropozitiv, mbi bashkëveprimet potencialisht të rrezikshme të barnave.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC