sht162024
Steatoza hepatike. Fruti amazonik Camu-Camu dhe yndyra hepatike
Camu-camu (Myriciaria dubia) është një frut me origjinë nga Amazona, veçanërisht e pasur me polifenole dhe veçori antioksidante dhe antiinflamatore. Nga një studim kanadez i kryer mbi pacientët është demonstruar se ky frut mund të reduktojë ndjeshëm steatozën hepatike te individët mbipeshë dhe me nivele të larta trigliceridesh.
Reduktimi i yndyrës hepatike
Në studim është evidentuar 16% reduktim i yndyrës hepatike, krahasuar me grupin placebo. Ky rezultat mbart një rëndësi të madhe klinike, duke marrë parasysh se steatoza hepatike jo alkoolike (NAFLD), tashmë e referuar si sëmundja hepatike steatozike e lidhur me disfunksionet metabolike (MASLD), prek afro 25% të popullsisë në moshë madhore dhe aktualisht, nuk ekzistojnë terapi farmakologjike të miratuara për trajtimin e tyre.
Manaferra të pasura me polifenole
Camu-camu, frut i pasur veçanërisht me polifenole, si proantocianidinat dhe elagitaninat, njihet tashmë për veçoritë e saj antioksidante dhe antiinflamatore. Në studimet paraklinike të kryera në modele shtazore, rezultoi se Camu-Camu parandalonte grumbullimin e yndyrës në mëlçi te minjtë me obezitet të shkaktuar nga dieta. Megjithatë, ky studim përbën një nga përpjekjet e para për testimin e efikasitetit të këtij fruti në një kontekst klinik mbi qeniet njerëzore.
Përfitimet klinike
Në studimin e publikuar në Cell Reports Medicine, u përfshinë 30 të rritur mbipeshë dhe me hipertrigliceridemi në një studim klinik të randomizuar, dyfish të verbër dhe të kontrolluar me placebo. Pjesëmarrësit konsumuan 1.5 g Camu-Camu në ditë për 12 javë dhe rezultatet u krahasuan me ato të një grupi që mori placebo. Efekti kryesor i vëzhguar ishte reduktimi i konsiderueshëm i yndyrës hepatike, të matur përmes rezonancës magnetike (MRI). Në grupin e trajtuar me Camu-Camu, përqindja e yndyrës hepatike u reduktua me 7.43%, ndërsa në grupin placebo u rrit me 8.42%, me një diferencë të plotë prej gati 16% ndërmjet të dyja grupeve. Përveç reduktimit të steatozës hepatike, suplementi i Camu-Camu solli përmirësim edhe në shënjuesit e dëmtimit hepatik.