Farmaci

pri182023

Steatoza hepatike joalkoolike. Medikamenti i ri, premton një kthesë në kurim

Një medikament i ri eksperimental mund të jetë çelësi për trajtimin e steatozës hepatike jo alkoolike (NASH), një sëmundje e mëlçisë e karakterizuar nga akumulimi i yndyrës e cila nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë cirrozë ose të çojë në insuficiencë hepatike. Sipas një raporti të fundit të publikuar në "Cell Metabolism", medikamenti i quajtur DT-109, përmbysi akumulimin e yndyrës dhe parandaloi përparimin e cikatrizimit të mëlçisë te disa kafshë të prekura nga kjo patologji, e cila, ndër të tjera, është jashtëzakonisht e vështirë për t'u trajtuar.

Kombinimi i tre aminoacideve

Cikatrizimi i mëlçisë i lidhur me NASH është një nga arsyet më të zakonshme për transplantimin e mëlçisë. Medikamenti është një kombinim i tre aminoacideve dhe funksionon duke stimuluar zbërthimin hepatik të acideve yndyrore dhe prodhimin e molekulave antiinflamatore dhe duke penguar prodhimin e acidit toksik i cili shton rrezikun për steatozën hepatike jo alkoolike. Ky medikament ka treguar rezultate premtuese në modelet paraklinike dhe mund të jetë një zgjidhje e përshtatshme për trajtimin e NASH-së. Udhëheqësi i studimit Eugene Chen nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Miçiganit tha se për vite me radhë, shkencëtarët janë përpjekur të zhvillojnë një medikament për trajtimin e NASH-së, por shumë përpjekje kanë dështuar. Megjithatë, me rezultatet e marra nga DT-109 në modelet paraklinike, ky bar mund të vlerësohet si një kandidat potencial për trajtimin e NASH-së në studimet e ardhshme.

Bashkautori Jifeng Zhang i Michigan Medicine tha se ka me miliona njerëz që vuajnë nga NASH, për të cilët nevoja për trajtim efektiv është më urgjente se kurrë. Ky trajtim i ri mund të përfaqësojë një përparim të rëndësishëm për steatozën hepatike joalkoolike, e cila nëse nuk trajtohet mund të çojë në komplikime serioze. Shpresohet që rezultatet e marra në modelet paraklinike të mund të çojnë në krijimin e një trajtimi efektiv për NASH-në, duke përmirësuar kështu shëndetin dhe cilësinë e jetës së pacientëve të prekur nga kjo sëmundje.

 

Cristoforo Zervos

Burimi:
https://www.cell.com/cell-metabolism/fulltext/S1550-4131(23)00091-8?utm_source=Sailthru&utm_medium=Newsletter&utm_campaign=Health-Rounds&utm_term=041123


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC