Farmaci

kor232014

Kontraceptivët e gjeneratës së re, në Francë kolaps shitjesh

Gjatë dy viteve të fundit, në Francë është regjistruar një rënie e ndjeshme e shitjeve të tabletave kontraceptive të gjeneratës së tretë dhe të katërt, një zbritje me 60% krahasuar me rritjen prej 36% të atyre të gjeneratës së parë dhe të dytë. Është ajo çka raporton gazeta Le Figaro sipas të dhënave të regjistruara nga Agjensia Kombëtare Franceze e Barnave e cila i referohet vlerësimeve për periudhën janar-prill 2014 të krahasuar me të njëjtën periudhë të 2012. Sipas Agjensisë, pas debatit ngritur në Francë në vitin 2013 në lidhje me rritjen e rrezikut (4 raste kundrejt 10.000, 2 raste në 10.000 për tabletat e gjeneratës së dytë) të përdorimit të kontraceptivëve oral me bazë gestoden dhe desogestrel, "gratë dhe mjekët tashmë preferojnë kontraceptivët që shfaqin më pak rrezik në krijimin e embolive". Rreth rreziqeve të trombozës, flebiteve ose embolive pulmonare, tetorin e kaluar ndërhyri dhe Pharmacovigilance Risk Assessment Committee (PRAC) i EMA, duke përfunduar se përfitimet ndaj këtyre barnave në parandalimin e shtatzanive të padëshiruara vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet. Komiteti rekomandoi gjithashtu që gratë dhe përshkruesit e barnave të jenë më të informuar rreth rrezikut të njohur si tromboembolia dhe t'i kushtojnë vëmendje fillimit të shenjave dhe simptomave. Në Francë Ministri i Shëndetësisë Marisol Touraine, duke pranuar treguesit e BE-së, iu drejtua qytetarëve: "Kontracepsion i mirë është ai që i dorëzohet personit të duhur në kohën e duhur". Përgjigja, sipas një hetimi të fundit nga Ministri francez, ishte ndryshimi në formën e kontracepsionit, nëse më parë 50% mbështetej tek tabletat, përqindja zbriti në 41% me një kthim në format e brezit të kaluar, pra u shtua pjesa që i drejtohet metodave të tjera të tilla si pajisje intrauterine (+1,9%), prezervativë (+3.2%) dhe metoda të tjera të quajtura natyrale (+3,4%).

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC