Farmaci

pri232015

Beta-bllokuesit afatgjatë dhe ndikimi te gratë

Sipas një studimi gratë me hipertension janë më të rrezikuara në zhvillimin e psoriazis për shkak të përdorimit të tejzgjatur të barnave anti-hipertensive. Lidhja e gjetur nga studiuesit dhe e publikuar në revistën "Jama Dermatology" ka të bëjë me përdorimin e beta-bllokuesve si atenololi dhe propanololi. "Studimi u bazua në vëzhgimin e grave me dhe pa hipertensioni dhe vuri në dukje  se rreziku i psoriazis ishte më i lartë në grupin e parë", shpjegon dr.Abrar Qureshi, profesor dermatolog në "Brown University" në Providence. Studim prospetik përfshiu rreth 78.000 gra amerikane mes viteve 1996-2008. Duke parë të dhënat për praninë ose jo të hipertensionit, kohëzgjatjen e tij dhe tipologjinë e barnave anti-hipertensivëve të përdorur, doli se te gratë me hipertension prej më shumë se 6 vitesh, rreziku për psoriazis ishte më i lartë me 27%, në krahasim me gratë e shëndetshme. Po ashtu, te pacientet që ishin në terapi me beta-bllokues rreziku rritej me rreth 40%. Megjithatë studiuesit vlerësojnë se nuk ka prova të mjaftueshme për të folur për një lidhje shkak-pasojë. Hipoteza më e mundshme është se beta-bllokuesit kanë një efekt sekondar mbi sistemin imunitar që shkakton psoriazis. "Në përgjithësi lidhjet mes barnave dhe përkeqësimit të psoriazis janë të vështira për t'u përcaktuar për shkak se janë shumë subjektive dhe me periudhë latence të ndryshueshme", pohon dr. Qureshi . Prandaj, do të ishte i përshtatshëm shqyrtimi i trajtimit në momentin kur një pacient me psoriazis manifeston përkeqësimin e sëmundjes. Në mesin e barnave me ndikim negativ në psoriazis është dhe litiumi, anti-malarikët dhe interferoni.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC