Farmaci

kor312014

ACE-inhibitor, mbrojtje kardiovaskulare në diabetin mellit

Antihipertensivët që pengojnë enzimën e konvertimit të angiotensinës duket se reduktojnë ngjarjet kardiovaskulare dhe vdekshmërinë tek pacientët me diabet, ndërsa sartanët përkatësisht antagonistët e receptorëve të angiotensinës II, nuk japin të tilla efekte. Këto janë rezultatet e një studimi të kryer në Kinë dhe publikuar në JAMA Internal Medicine në të cilin autorët theksojnë se duke u bazuar në ndërlikimet e enëve të gjakut, diabeti është një faktor i njohur rreziku i pavarur nga sëmundjet kardiovaskulare. "Në vitet e fundit shumë teste kanë sugjeruar se shtypja e veprimtarisë së sistemit renin - angiotensin - aldosteron mund të zvogëlojë vdekshmërinë tek diabetikët, por tema është ende në diskutim" shpjegojnë duke vënë në dukje se American Diabetes Association këshillon trajtimin me inhibitor të sistemit renin-angiotensin-aldosteron në pacientët me diabet dhe hipertension. Megjithatë sipas të dhënave të fundit të dy klasave të barnave antihipertensive, duket se ato kanë efekte të ndryshme në vdekshmëri dhe ngjarjet kardiovaskulare tek pacientët diabetik. Për tu qartësuar studiuesit kryhen një rishikim sistematik të studimeve lidhur me argumentin, duke identifikuar 23 raste në krahasimin midis ACE-inhibitor dhe placebo ose barna të tjera në 32.827 pacientë,  dhe 13 raste të tjera mbi sartanët në një total prej 23.867 pacientësh. Metanaliza sygjeron se të parët reduktojnë rrezikun e vdekjes: nga të gjitha shkaqet me 13%, vdekshmërinë kardiovaskulare me 17%, infarktin miokardik me 21% dhe pushimin e zemrës me 19%. Në të kundërt sartanët nuk i modifikojnë këto parametra me përjashtim të një efekti të dobishëm ndaj insufiçencës kardiake. "Asnjë prej klasave të barnave nuk kanë reduktuar rrezikun e iktusit tek pacientët me diabet" shkruajnë autorët duke përfunduar se "sipas këtyre të dhënave ACE-inhibitorët duhet të konsiderohet si terapi e parë për të reduktuar vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë në pacientët me diabet mellit".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC