gus22014
Kur forma (farmaceutike) ka rëndësi aq sa substanca
Shtypja e tabletave të vështira në gëlltitje, hapja e kapsulave, përzierja e përmbajtjes me ushqimin, konfuzioni se si të llogaritim dozën e një shurupi bazuar në peshën trupore, harrimi i ankeplastit transdermal të ngjitur në krah etj. Formulimet farmaceutike dhe farmakovigjilenca janë të lidhura me një fije të padukshme që për shumë arsye, disa të parëndësishme, ndërlikohet duke iu larguar qëllimit për një përdorimi të sigurtë dhe efektiv të barit, duke sjellë gabime dhe ngjarje negative të parandalueshme. Në një artikull të botuar, revista franceze Prescrire ka analizuar sinjalet dhe rreziqet, ndonjëherë të rënda, për shkak të vështirësive në përdorimin e duhur të dozave të barnave. Ndryshimi i vullnetshëm nga vetë pacienti i formës origjinale farmaceutike ndikon së tepërmi, psh përthithja e principit aktiv, një ngjarje jo pa rëndësi në rastin e barnave me indeks të ulët terapeutik, kur kufiri i sigurisë ndërmjet dozës efektive dhe dozës toksike është i vogël. Rreziku i mbi dozës mund të ndodh dhe nga formulimet që sjellin efekt të avashtë, ndërsa shtypja e tabletave ose hapja e kapsulave në raste të caktuara sjellin efekt të kundërt (nën dozë) ose më keq, ulçerim të kavitetit oral deri në perforim të intestinit si p.sh në rastin kur shkatërrohet filmi që rrethon barnat (gastroprotektiv). Nuk duhet nënvlerësuar dhe efekti kancerogjen dhe teratogjen i disa substancave që çlirohen nga formulimet jo origjinale, potencialisht të rrezikshme dhe për personat përgjegjës për drejtimin e terapisë për një pacient apo të afërm. Revista sinjalizon rrezikun e gabimeve që kanë të bëjnë me pajisjet për llogaritjen e dozave të formulimeve të lëngshme të tilla si shurupe, të indikuar në moshë pediatrike dhe tek të rriturit me vështirësi në gëlltitje. Mund të ndodh që këto pajisje të jenë jo të sakta, ndonjëherë shkalla matëse e shënuar në paketim nuk është e përshtatshme për përshkrimin në recetë (ml në vend të mg) apo përdorimi i mjeteve më pak preçize të tilla si luga, gota. Nga maji i vitit 2005, Agjensia Franceze e Sigurimit për Barnat ka mbledhur 109 sinjalizime të gabimeve në lidhje me dozimin e formave të lëngshme, nga të cilat 37% kanë sjellë një rezultat të kundërt kurse gjysma e tyre pasoja të rënda. Pothuajse të gjithë individët e përfshirë ishin fëmijë.Përse është i nevojshëm farmacisti: për të ndihmuar pacientët të marrin në mënyrë korrekte barnat , të informojnë mbi mënyrat e ruajtjes së paketimit dhe përdorimin e dozuesve.