Farmaci

gus62014

AIFA vendos brentuximab vedotin në klasën H

Brentuximab Vedotin (Adcetris Takeda) një antitrup monoklonal për trajtimin e limfomës së Hodgkin recidivante dhe refraktare dhe limfomës anaplastike me qeliza të mëdha sistemike recidivante dhe refraktare përdoret tashmë në ngarkim të Shërbimit Shëndetsor Kombëtar Italian. Bari për përdorim ekskluziv spitalor përfaqëson një opsion të rëndësishëm post-transplanti në trajtimin e pacientëve me limfoma që rikthehen pas trajtimit standart (kimioterapi e ndjekur nga transplanti autolog i qelizave staminale). Rimbursimi në klasën H është aprovuar me vendosmëri nga AIFA, publikuar në Gazetën Zyrtare të 23 qershorit bazuar mbi sigurinë dhe efikasitetin. Brentuximab vedotin eshte nje antitrup monoklonal anti-CD30 i lidhur me një toksinë i cili in vivo lëshon një agjent antineoplastik i aftë për shkatërrimin e qelizave tumorale që shprehin CD30. Praktikisht kur antitrupi lidhet në CD30, prezent në sipërfaqen qelizore , kompleksi antitrup-toksinë përvetësohet, toksina (monometilauristatina E - MMAE) çlirohet për ndarjen proteolitike dhe lidhet me tubulinën duke nxitur bllokimin e ciklit qelizor dhe vdekjen e qelizave tumorale.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC