dhj112014
Dermatiti eksfolues, efekt anësor i trajtimit me ustekinumab
Agjencia Italiane e Barnave (AIFA), në marrëveshje me autoritetet rregullatore evropiane ka publikuar një komunikatë informative mbi
ustekinumabin, një antitrup monoklonal i miratuar për trajtimin e
psoriasis me pllakëza, të gradës së mesme dhe të rëndë, te pacientët e rritur që nuk i përgjigjen terapive të tjera sistemike, ose që paraqesin intolerancë ndaj tyre.
Efektet anësore që i atribuohen ustekinumabit, të zbuluara në një numër të vogël pacientësh, janë eksfolimi i lëkurës dhe dermatiti eksfolues. Psoriasis është një sëmundje dermatologjike kronike me origjinë autoimune. E karakterizuar nga një mbiprodhim i
citokineve pro-inflamatore çon në formimin e njollave në lëkurë me madhësi të ndryshme, të mbuluara me luspa të thata me ngjyrë argjendi, nganjëherë të kuqe dhe të shoqëruara me kruarje.
Në format e moderuara - të rënda mund të rezultojë me pasoja të rënda, por prej disa vitesh janë vënë në dispozicion terapi që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës në bazë të barnave biologjike si ustekinumab-i, një
antitrup monoklonal IgG1k plotësisht njerëzor. Duke penguar lidhjen e citokinave me një proteinë receptoriale, ustekinumabi parandalon reagimet kaskadë të procesit inflamator të përfshirë në psoriasis. Në komunikatën informuese sinjalizohet mundësisa e shfaqjes brenda pak ditëve nga fillimi i administrimit të antitrupave të dermatitit eksfolues. Nga momenti që efekti anësor u verifikua, brenda pak ditëve nga fillimi i trajtimit është sugjeruar një lidhje e mundshme me barin. Në disa raste reaksioni ka qenë aq i rëndë sa ka kërkuar shtrimin e pacientit.