Farmaci

gus122014

Kontracepsioni i urgjencës është efektiv edhe për gratë me peshë të madhe

Në fillim të këtij viti, bazuar në rezultatet e dy studimeve klinike doli hipoteza se efekti kontraceptiv i të ashtuquajturës "Pilula e ditës pas" që përmban levonorgestrel, mund t'i reduktohej efekti në gratë me peshë të barabartë ose më të lartë se 75 kg dhe jo efektive tek ato mbi 80 kg, aq sa u bë i nevojshëm përditësimi i informacionit mbi produktin. Si rezultat i sinjalizimit, Komiteti i Agjensisë për Barnat për Përdorim Human (CHMP) dhe i Agjensisë Europiane për Barnat (EMA) ka vlerësuar provat e disponueshme mbi efektivitetin e levonrogestrel dhe acetat ulipristal, të dy të përdorur për të parandaluar shtatzaninë e padëshiruar pas një raporti seksual të pambrojtur apo pas dështimit të kontracepsionit, kur përdoret nga gratë me peshë të lartë trupore, për të përcaktuar nevojën reale për të ndryshuar udhëzimet në mënyrë definitive. 

Tashmë CHMP ka përfunduar shqyrtimin duke deklaruar se të dhënat nga studimet klinike janë të pakta dhe jo aq të forta sa për të përcaktuar definitivisht uljen e efektivitetit të kontraceptivëve në gratë që janë mbipeshë apo obeze. Duke sugjeruar një prirje të mundshme drejt reduktimit të efektit dhe duke rekomanduar se rezultatet e këtyre studimeve duhet të përfshihen në informacionin mbi produktin, CHMP vendosi se deklaratat aktuale mbi ndikimin e peshës trupore duhet të eliminohen në rastin e levonorgestrel dhe se profili i sigurisë i të dy barnave madje edhe në gratë me peshë të lartë trupore, favorizojnë përdorimin e tyre sepse përfitimet tejkalojnë rreziqet, por duke theksuar se kontracepsioni i urgjencës nuk duhet të zëvendësojë një metodë të rregullt të kontracepcionit. 

Përse është i rëndësishëm farmacisti: është i pari që duhet të udhëzoj përdorimin e duhur të levonorgestrel dhe ulipristal në gratë me peshë normale dhe të lartë.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC