Farmaci

gus92014

Duhani: lënia e duhanit është më e lehtë me vareniklinë dhe zëvendësuesit e nikotinës

Kombinimi i vareniklinës dhe terapisë zëvendësuese me nikotinë është më efektive se vareniklina e vetme në arritjen e pavarësisë nga duhani. Fjala e Coenraad Koegelenberg, pneumolog në Stellenbosch University në Cape Town në Afrikën e Jugut dhe bashkë-autor i një studimi të publikuar në Jama. "Duke patur parasysh se duhani është shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga kanceri apo sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, të inkurajosh ndërprerjen dhe të mbështetësh ata që duan ta lënë duhet të jetë prioritet për të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor" thekson studiuesi duke shpjeguar se efektet farmakologjike të nikotinës ndërmjetësohen nga receptorët në sipërfaqe të qelizave dhe se receptori kolinergjik nikotinik, në veçanti nëntipi alfa4beta2, është ndërmjetësi kryesor i varësisë ndaj nikotinës. Vareniklina ka afinitet më të lartë se nikotina për këtë receptor, duke bllokuar nga njëra anë efektet e nikotinës, por duke vepruar nga ana tjetër si agonist i pjesshëm. Vazhdon pneumologu: "terapia nikotinike zëvendësuese vepron mbi receptorin kolinergjik dhe ndaj nëntipeve të tjerë të receptorëve të tillë si alfa3beta4, në mënyrë të ngjashme si tymi i duhanit edhe pse me një farmakokinetikë më të ngadalshme. Dhe si agonist i pjesshëm, vareniklina në teori mund të bllokojë efektet". Studime të mëparshme kanë vlerësuar vareniklinën dhe terapinë zëvendësuese nikotinike të përdorura së bashku në rritjen e normave të abstinencës me rezultate kontradiktore mbi efikasitetin e trajtimit, por të të njëjtit mendimi se kombinimi është i sigurtë dhe tolerohet mirë. Për të thelluar më tepër argumentin, studiuesit në një studim double-blind vlerësuan efektivitetin e abstinencës nga pirja e duhanit nga kombinimi i vareniklinës dhe patch nikotinës krahasuar me vareniklinën të vetme. End point kryesor në verifikimin e 446 pjesmarrësve ishin katër javë abstinence të vazhdueshme në mes të javës së nëntë dhe dymbëdhjetë të trajtimit. Dhe nga të dhënat rezulton se pjesëmarrësit e trajtuar me terapinë nikotinike zëvendësuese dhe vareniklinë kishin probabilitet më të lartë për të arritur abstinencë të vazhdueshme nga pirja e duhanit në krahasim me ata të trajtuar me terapi zëvendësuese placebo dhe vareniklinë. "Megjithatë duhen studime të mëtejshme për të vlerësuar efikasitetin dhe sigurinë afatgjatë të trajtimit të kombinuar" përfundon Koegelenberg.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC