Shëndetësi

gus282014

CDC: ndërhyrje urgjente e farmacistëve kundër pirjes së duhanit

Centers for Disease Control and Prevention (CDC) kanë nisur një apel online për farmacistët sepse ata luajnë një rol aktiv në drejtimin e përpjekjeve të qeverisë për të nxitur ndërprerjen e duhanit. Në mënyrë të veçantë CDC ka krijuar një faqe Web të dedikuar me titullin "Farmacistë ndihmoni pacientët tuaj për të ndaluar pirjen e duhanit" ku janë të pranishëm disa mjete të dobishme: për shembull mund të shkarkohet një poster në anglisht dhe në spanjisht i cili inkurajon duhanpirësit që ti drejtohen farmacistit për këshilla. "Mund të luani rol në luftën kundër pirjes së duhanit, shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme dhe sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara" kështu hapet faqja Web dedikuar farmacistëve dhe vazhdon "ju i takoni rregullisht pacientët tuaj". Vijnë tek ju me pyetje në lidhje me barnat dhe mbi shëndetin e tyre. Shumë nga pacientët tuaj mund të jetë duhanpirës që duan ta lenë duhanin. "Apeli është mbështetur edhe nga Thomas E. Menighan, president i American Pharmacists Association (APHA) i cili në blogun e tij deklaron se "kemi adaptuar një politikë të re që parashikon heqjen urgjente të produkteve të duhanit nga farmacitë. Si profesionistë të shëndetit, farmacistët janë të angazhuar të kufizojnë hyrjen e produkteve të njohura si shkaktarë të sëmundjeve nga mos kujdesi ndaj shëndetit". Nuk ndalet këtu Menighan sepse inkurajon farmacistët për të ndarë përpjekjet e tyre rreth lënies së duhanit në faqen e facebook të Shoqatës. Dhe nëse dikush ka ende dyshime në lidhje me përfitimet e lënies së duhanit, janë rezultatet e një studimi të Washington University School of Medicine në St Louis nga vijnë provat e një rënie të numrit të vetëvrasjeve lidhur me politikat anti-duhan dhe rritja e tatimeve në paketat e cigareve. Raporti është aq i qartë sa autorët sugjerojnë se pirja e duhanit mund të ketë një efekt të drejtpërdrejtë në shëndetin mendor të njerëzve, duke shkaktuar një gjendje depresioni apo ankthi aq sa mund të rrisë rrezikun e kryerjes së vetëvrasjes.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC