Farmaci

sht12014

Produktet OTC topike për aknet, FDA sinjalizon rrezikun e hipersensibilitetit

Agjensia Amerikane (FDA) paralajmëroi mjekët dhe konsumatorët se disa produkte OTC për trajtimin e akneve mund të shkaktojnë reaksione të cilat edhe duke qënë të rralla ndonjëherë mund të shndërrohen në forma aq serioze sa të rrezikojnë jetën e pacientëve. Artikuj në treg të tillë si xhel, kremra, pastrues fytyre apo të tjera përmbajnë peroksid benzoik ose oksid salicilik. Nuk është akoma e qartë nëse reaksionet e hipersensibilitetit janë shkaktuar nga principi aktiv, nga përbërësit apo nga një kombinim i tyre. FDA afirmoi se gjatë dyzet viteve të fundit ka marrë 131 raportime të përdoruesve dhe prodhuesve në lidhje me efektet negative; rreth 42% janë shfaqur në 24 orët e para, edhe pse nuk janë raportuar vdekje në 44% të pacientëve është kërkuar shtruarja në spital. Agjensia këshilloi mjekët që të paralajmërojnë konsumatorët që të ndërpresin menjëherë përdorimin e këtyre produkteve në momentin që do vihen re reaksionet e hipersensibilitetit si ndjesia e ngushtimit të fytit, vështirësi në frymëmarrje, gjëndje të fikti ose ënjtje e syve, fytyrës, buzëve apo gjuhës. Përdorimi duhet të ndërpritet edhe në rastet e urtikarieve ose pruritit. Përveç kësaj mjekët duhet ti këshillojnë pacientët që përdorin për herë të parë produkte OTC topike për trajtimin e akneve, ta aplikojnë fillimisht në sipërfaqe të vogla në fytyrë vetëm një sasi të vogël për të paktën tre ditët e para për tu siguruar se nuk do të zhvillojë simptoma për shkak të hipersensibiliteti. Sipas FDA, e cila na siguron se do të vazhdojë dhe në të ardhmen të ketë monitorim të kujdesshëm në lidhje me këtë temë, të njëjtat rekomandime duhet të sigurohen edhe nga prodhuesit për klientët e tyre.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC