sht162014
Tërheqje nga tregu i barit NIFEDIPIN
Ditët e fundit, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, në faqen e saj zyrtare ka nxjerrë njoftimin për tërheqjen nga tregu të serisë DY5223 të barit NIFEDIPIN 20 RET-1A PHARMA, Prolonged-release tablets x 20mg.
Tërheqja e këtij bari nga tregu është bërë për arsye të shkallës së disolucionit më të ulët nga norma e lejuar.
Për pasojë, Kompania farmaceutike në fjalë ka vendosur të ndërpresë hedhjen e këtij produkti në tregun farmaceutik, të marrë disa masa parandaluese për të vlerësuar më mirë një ndryshim të kohës dhe kushteve të ruajtjes së barit dhe për të rivlerësuar specifikimet e disolucionit.
Ky njoftim është me rëndësi për informimin e personelit mjekësor për të ndërprerë përdorimin e kësaj serie bari.