sht182014
Ebola: ndërsa rriten masat e sigurisë, nga Rusia një tjetër vaksinë
Nga Rusia vjen shpresa e një arme kundër infeksionit nga Ebola: një ekip mjekësh rusë ka zhvilluar një vaksinë eksperimentale kundër virusit. Ekipi që përfshin ekspertë nga Instituti Ivanov i Ministrisë dhe një specialist nga Agjensia Shtetërore për Mbrojtje Shëndetësore, sapo është kthyer nga Guinea. Një mundësi më shumë që i shtohet vaksinave të tjera në zhvillim, asaj që nga shtatori do të eksperimentohet në SHBA, rezultat i kërkimit të National Institutes of Health dhe asaj prodhuar nga Profectus BioSciences që kishte dhënë tashmë rezultate të kënaqshme tek majmunët dhe që është në pritje për t'u testuar në njerëz. Ndërkohë rritet vigjilenca, numri i vdekjeve dhe frika e infektimit.
Azhornimi i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) raporton se epidemia Ebola vazhdon të përshpejtohet dhe numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara dhe të mundshme në Guine, Liberi, Nigeri dhe Sierra Leone është rritur në 3.069, me 1.552 vdekje. OBSH përgatitet për më të keqen: road map bëri të ditur në Ginevra "pranoi se numri i përgjithshëm i rasteve të Ebola mund të tejkalojë 20.000 gjatë kësaj emergjence". Për të kontrolluar përhapjen e epidemisë në Nigeri shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në mes të tetorit, ndërsa shumëfishohen përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar ngjitjen dhe përhapjen nëpërmjet aeroporteve. Autoritetet Shëndetësore Tuniziane kanë marrë masat e para të parandalimit: Zyra e Aviacionit Civil dhe Aeroporteve (OACA) njoftoi se do të shtohen kontrollet në të gjitha aeroportet e Tunizisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Brëndshme, autoritetet e aeroportit dhe kompanitë ajrore, sidomos për fluturimet e drejtpërdrejta mes vendeve afrikane më shumë të prekura nga përhapja e sëmundjes dhe Tunizisë. Masa parandaluese edhe në Francë ku Air France ka komunikuar "pezullimin e përkohshëm" të fluturimeve të saj në Freetown duke filluar që nesër, për të ndjekur rekomandimet e qeverisë së Parisit duke pezulluar fluturimet drejt kryeqytetit Sierra Leone si rezultat i epidemisë. "Mbasi u analizua situata dhe me ftesën e qeverisë franceze - lexohet në një deklaratë - Air France konfirmon vazhdimin e programit të saj të fluturimeve për dhe nga Guinea dhe Nigeria".