Farmaci

sht232014

Rreziqet që sjellin antidepresivët në shtatzani, eksperti: asnjë dëshmi bindëse

Marrja e antidepresivëve gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë defekte në lindje, komplikacione pas lindjes, vonesa zhvillimore dhe hiperaktivitet: një studim i ri ky nga Johns Hopkins University i cili kthehet për të nxitur një debat që i sheh mjekët të ndarë. Maurizio Bonati, përgjegjës i Departamentit të Shëndetit Publik të Institutit Mario Negri në Milano, mendon të nevojshme kujdesin maksimal dhe analizë specifike të çdo rasti: "për depresionin gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes kemi punuar shumë dhe vazhdojmë ta bëjmë, por sot nuk ka asnjë dëshmi bindëse". Një çështje kyçe lidhet me llojin e antidepresivit të përdorur. Studimi amerikan shqyrton frenuesit selektivë të përthithjes së serotoninës (SSRI), por kjo klasë e barnave përfshin disa principe aktive "paroksetina - kujton Bonati - është një nga substancat e akuzuara për induktimin e defekteve kardiake në fetus, por mjafton të përdoret një SSRI e llojit të vjetër, i tillë  si fluoksetina për të ulur rrezikun. Sigurisht tregu të shtyn drejt përdorimit të barnave të reja, por këto difekte të cilat edhe në barnat e reja janë shumë të rralla, tek të vjetrat as nuk verifikohen".
Rreziku tjetër i përmendur nga kërkimi në Johns Hopkins lidhet me çrregullimet e sjelljes induktuar nga ekspozimi ndaj antidepresivëve para dhe pas lindjes, siguron Bonati "studimet tona mbi realitetin italian nuk na çojnë për të afirmuar se ka një rrezik më të madh. Thënë kjo, natyrisht kur flitet për organizma në zhvillim si fetusit (por dhe foshnjat apo fëmijët), ju duhet të jeni të kujdesshëm dhe udhëzimi është që të përdoret gjithmonë doza më e ulët e mundshme efektive dhe barna që janë për një rrezik të ulët të efekteve anësore". Pastaj varet shumë dhe nga shkalla e depresionit: "ndonjëherë, për shëndetin e përgjithshëm të nënës dhe fëmijës është më e rrezikshme të mos përdoret mjekim, veçanërisht në qoftë se jeni drej një çrregullimi psiqik".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC