Farmaci

tet272017

Antidepresivë gjatë shtatzënisë dhe aftësia e kufizuar intelektuale e fëmijëve, nuk kanë lidhje mes tyre

Nuk ka asnjë lidhje domethënëse midis aftësisë së kufizuar intelektuale të fëmijëve dhe përdorimit të antidepresivëve gjatë shtatzënisë, siç dëshmon një studim i publikuar në JAMA Psychiatry. Aftësia e kufizuar intelektuale i atribuohet shpesh faktorëve gjenetikë dhe ambientalë mes të cilëve faktorët e trashëgueshëm, faktorët që ndikojnë zhvillimin e fetusit apo agjentët toksikë. "Barnat e përdorura ndonjëherë gjatë shtatzënisë, duke përfshirë disa  antiepileptikë dhe stabilizues të humorit janë asociuar me zhvillimin e dobët konjitiv dhe me koeficient më të ulët intelektual (IQ) te fëmijët e ekspozuar", shpjegon Alexander Viktorin nga Icahn School of Medicine në Mount Sinai në New York, autori kryesor i studimit. Për të thelluar impaktin e përdorimit të antidepresivëve gjatë shtatzënisë për aftësinë e kufizuar intelektuale të diagnostikuar te pasardhësit, kërkuesit kanë kryer një studim grupi të bazuar në popullsi dhe kanë përfshirë 179.007 fëmijë të lindur mes 1 janarit 2007 dhe 31 dhjetorit 2007, duke marrë të dhënat nga regjistrat kombëtar suedez. 
Rezultatet kanë treguar se aftësia e kufizuar intelektuale është diagnostikuar në 37 fëmijë (0.9%) të ekspozuar ndaj antidepresivëve në krahasim me 819 (0,5%) që nuk ishin ekspozuar. Edhe nëse kishte një vlerësim më të lartë të riskut që lidhej me aftësinë e kufizuar intelektuale, pasi ishin marrë në konsideratë faktorët ngatërrues si mosha e prindërve dhe historia psikiatrike, nga ana statistikore risku nuk ishte më domethënës. "Mesazhi i studimit tonë për mjekët është se edhe nëse ekziston një lidhje midis përdorimit të antidepresivëve në shtatzëni dhe  aftësisë së kufizuar intelektuale te fëmijët, në veçanti për inhibitorët selektivë të ripërthithjes së serotoninës, ka gjasa që kjo të mos jetë shkaktuar nga vetë bari, por nga karakteristika të tjera të prindërve, ndër të cilat histori të çrregullimeve psikiatrike, mosha më e avancuar e nënave apo baballarëve dhe çrregullimet psikiatrike të nënës para shtatzënisë. Tashmë e dimë se aftësia e kufizuar intelektuale mund të jetë e lidhur me këta faktorë", nënvizojnë autorët. Kërkuesit vënë re kufizime të ndryshme të studimit ndër të cilat përdorimi i të dhënave rreth barnave të përshkruara dhe jo i atyre të marra në mënyrë efektive dhe mungesa e të dhënave mbi diagnozën e aftësisë së kufizuar intelektuale e kryer në asistencën primare si dhe faktorë të tjerë ngatërrues si diabeti i pakontrolluar apo agjentët toksikë ose infektivë.

 

Jama Psychiatry. 2017. doi: 10.1001/jamapsychiatry.2017.1727 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28700807


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC