Farmaci

sht292014

Suplementët e kalçiumit në osteoporozë, diskutime mbi efektet kardiake

Përdorimi i suplementëve të kalçiumit për të parandaluar osteoporozën vazhdon të debatohet edhe për sa i përket efektivitetit dhe sigurisë. Për të nxjerrë përfundimet e meta-analizave të fundit u kujdes Ian R. Reid i Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Shëndetësisë në Universitetin e Auckland (Zelanda e Re) në një editorial të botuar në Nature Reviews Endocrinology dhe këto të dhëna u publikuan edhe nga faqja e AIFA.Nga studimet e mëparshme klinike, meta-analizat dhe studimet vëzhguese kishte rezultuar se përdorimi i suplementëve të kalçiumit mund të rritin rrezikun e infarktit të miokardit dhe iktusit. Megjithatë një meta-analizë e re sugjeron se nuk do të kishte probleme me suplementët e kalçiumit, por ky studim - thotë Reid - përfshin të dhëna të diskutueshme të dala nga analizat e mëparshme. "Nëse përdoren vetëm" përmbledh autori,  "suplementët e kalçiumit duket se rritin rrezikun e frakturave në ije; kur përdoren në kombinim me vitaminën D, zvogëlojnë rrezikun e këtyre frakturave vetëm në individë të cilët kanë nivele shumë të ulta të vitaminës D. Për sa i përket sigurisë së tyre, dalin në pah tre shqetësime të tjera. Studimi Women's Health Initiative (WHI) ka treguar se përdorimi i suplementëve të kalçiumit në kombinim me vitaminën D rritin rrezikun e gurëve në veshka me 17%, duke shkaktuar më shumë gurë se numri i frakturave që parandalon. Efektet anësore gastrointestinale janë njohur si një komplikacion i pakëndshëm nga përdorimi i suplementëve të kalçiumit për një kohë shumë të gjatë.  
Një studim në vitin 2012 raportoi një rrezik të dyfishtë të hospitalizimit nga një emergjencë akute gastrointestinale të një grupi pacientësh të randomizuar për të marrë kalçium; përmendim dhe një herë, këto suplemente kanë shkaktuar më tepër shtrime në spital krahasuar me frakturat e parandaluara. Ky vlerësim paraprak sugjeron se suplementët e kalçiumit me ose pa vitaminë D, nuk kanë një përfitim neto. Megjithatë, një çështje e tretë në lidhje me sigurinë, infarktin e miokardit (dhe ndoshta iktusin), ka dominuar kohët e fundit diskutimin. Këto efekte anësore kanë dalë në dritë për herë të parë në Auckland Calcium Study dhe u konfirmuan në dy meta-analiza të mëvonshme që vlerësonin efektet e kalçiumit të marrë si i vetëm (monoterapi). Çështja e sigurisë kardiovaskulare të këtyre suplementëve është rishqyrtuar tashmë nga Lewis dhe kolegët, të cilët në një meta-analizë të mëtejshme thonë: "Evidencat aktuale nuk mbështesin hipotezën se marrja e kalçiumit me apo pa vitaminë D rrit mundësitë për sëmundje koronare të zemrës". Një shqyrtim i kujdesshëm i të dhënave tregon se sipas Ried "siguria e analizave të Lewis dhe kolegëve të tij, është ndoshta e gabuar dhe rrjedh nga përfshirja e studimeve të mëdha të kryera dobët. Kjo pikëpamje mbështetet nga literatura e gjerë mbi efektet negative kardiovaskulare të suplementëve të  kalçiumit në pacientët me pamjaftueshmëri renale". Edhe pse në fund të fundit do të ishte një polemikë e panevojshme sepse "nuk ka asnjë përfitim neto nga përdorimi i suplementëve të kalçiumit, pa marrë parasysh efektet e tyre kardiovaskulare" përfundon Ried "për shkak të efikasitetit të tyre të ulët dhe efekteve negative që japin në veshka dhe çrregullimet gastrointestinale. Prandaj, polemika në lidhje me sigurinë kardiovaskulare të suplementëve të kalçiumit nuk është çështje kritike, por vetëm një tjetër arsye për ti drejtuar pacientët drejt rrezikut për fraktura osteoporotike në krahasim me ndërhyrjet e tjera më të sigurta të cilat kanë treguar se kanë reduktuar frakturat". 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC