Farmaci

sht302014

NEJM: sipas një studimi, vaksina antigrip me dozë të lartë është më efektive tek të moshuarit

Vaksina antigrip me dozë të lartë, trivalente dhe inaktivizuar (IIV3-HD) është më efektive me 24% në raport me vaksinat me dozë standarte, për të mbrojtur nga gripi dhe komplikacionet e tij personat mbi gjashtëdhjetë vjeç, ky sipas një studimi të publikuar në New England Journal of Medicine(NEJM). 

Studimi multicentrik ka regjistruar 31.989 pjesëmarrës ardhur nga 126 qëndra kërkimore në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, gjatë sezonit 2011-2012 dhe 2012-2013 në hemisferën veriore, me qëllim krahasimin e vaksinës trivalente me dozë të lartë me vaksinat trivalente standarde në të rriturit mbi moshën 65 vjeçare. 15.991 pacientëve u ishte caktuar rastësisht vaksina IIV3-HD dhe 15.998 ajo IIV3 SD (doza e ulët). Në analizën statistikore intention-to-treat, e cila merr në konsideratë përdoruesit fillestarë dhe jo ata që trajtohen si pjesë e një eksperimenti, për 228 pjesëmarrës në grupin IIV3-HD (1,4%) dhe 301 pjesëmarrës në grupin IIV3- SD (1,9%) u konfirmua gripi i shkaktuar nga çfarëdo tipi ose nëntipi viral bashkëlidhur me një sëmundje të ngjashme gripale nga protokolli (efikasiteti relativ 24,2%; 95% intervali i besimit [CI], 9,7- 36,5). Të paktën një ngjarje e rëndë negative gjatë periudhës së mbikëqyrjes është raportuar nga 1.323 (8,3%) pjesëmarrës të grupit IIV3-HD, krahasuar me 1.442 (9,0%) të regjistruar në grupin IIV3-SD (rreziku relativ 0,92; 95% CI, 0,85-0,99). Pas vaksinimit, vlerat HAI (testi i inhibimit të hemoglutininës) dhe normat e seroprotection (përqindja e pjesëmarrësve me vlera HAI ≥1: 40) ishin dukshëm më të lartë në grupin IIV3-HD. 
"Studimi është kryer për të parë nëse duke përdorur një vaksinë me dozë të lartë ishte e mundur të mbroheshin të moshuarit më tepër se me vaksinën tradicionale. Deri tani nuk e dinim nëse klinikisht do të ishin më mirë apo jo" shprehu një nga autorët Keipp Talbot, i cili ka kordinuar studiuesit në më shumë se 1.000 vende ku është kryer studimi. 

Kërkuesit arritën në përfundimin se vaksina me dozë të lartë është e sigurt, indukton përgjigje antitrupash në mënyrë të konsiderueshme më të larta dhe ofron mbrojtje më të lartë ndaj gripit, krahasuar me atë me dozë standarte tek mbi gjashtëdhjetë-vjeçarët. 
Të dhënat e studimit treguan se vaksina me dozë të lartë mund të ofroj përfitime klinike për parandalimin e shtrimeve, pneumonisë, patologjitë kardio-respiratore, vizitat rutinë tek mjeku dhe përdorimit të barnave.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC