Farmaci

sht302014

Në 10 tetor mbyllen aplikimet për pjesëmarrje aktive në Konferencën e III Farmaceutike

Këto ditë në faqen zyrtare të UFSH është shpallur lajmërimi për datat e zhvillimit dhe proçedurat për pjesëmarrje në lidhje me Konferencën e III Farmaceutike me titull "Farmacisti dhe Farmaceutika në ditët e sotme" që do të mbahet në ambjentet e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Në fokus të kësaj Konference do të jenë: shërbimi farmaceutik, legjislacioni përkatës, farmakovigjilenca, menaxhimi farmaceutik, praktikat e mira në farmaci dhe laboratore, praktikat e mira të ruajtjes dhe magazinimit, marrëdhëniet e ndërsjellta mjek-farmacist, zhvillimet dhe përvojat shkencore bashkohore në farmaceutikë.Materialet e dërguara do të selektohen nga "Komiteti Profesional dhe Shkencor" pranë UFSH.
Profesionistët e interesuar për të marrë pjesë në prezantime orale apo poster duhet të dërgojnë CV të përditësuar, abstraktin e temës (sipas udhëzimeve të detajuara të paraqitura në faqen e UFSH) si dhe një material më të zgjeruar në word. 
Afati i fundit për dorëzimin e materialeve është data 10 tetor, të cilat mund të dërgohen në adresën: edukimnevazhdim@ufsh.org.al

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC