tet172014
Formulimi i ri i aspirinës
Aspirina, bari më i njohur në botë (116 vjeçar), është riformuluar.
Po hyn në treg një formulim i ri, Aspirina Dolore e Infiammazione, tableta të veshura 500 mg veçanërisht të përshtatshme për dhimbje koke, dhimbje cervikale dhe muskulare, dhimbje shpine dhe shqetësime inflamatore, dhe çrregullime inflamatore. "Falë teknologjisë inovative MicroActive", shpjegon Michael Voelker, drejtor i zhvillimit për aspirinën në nivel global, "tableta e re, rezultat i dy viteve studim, shkrin në stomak gjashtë herë më shpejtë se sa formulimi tradicional prej 500 mg. Biodisponibiliteti i barit është dy herë e gjysëm më i shpejtë dhe përfundimisht aktiviteti i saj analgjezik manifestohet në gjysmën e kohës". PaoloMartelletti, specialist i spitalit Sant Andrea i Romës dhe president i Shoqërisë Italiane për Studimin e Cefaleas, rekomandon përdorimin e saj për cefale tensive dhe për dhimbjen e kokës, të konsideruara nga OBSH si epidemi globale. Duke qënë se po flasim për vetë-mjekim, Corrado Giua Marassi, president i Shoqërisë Italiane të Farmacisë Klinike, nuk lë pa theksuar se duke rekomanduar aspirinë për dhimbje koke, farmacisti nuk bën gjë tjetër veç se ndjek rezultatet e bazuara në udhëzimet e Evidence Based Medicine dhe të Udhëzuesve Kombëtar dhe Ndërkombëtar. Ndërkohë studimet mbi benefitet e mundshme të barit në fusha të tjera nga ato analgjezike dhe kardiovaskulare vazhdojnë.
Çfarë do të bëhet me aspirinën e "vjetër"? Fillimisht do të bashkë-ekzistojnë në treg dhe më pas, gradualisht do të zëvendësohen.