Farmaci

tet182014

Produktet OTC për akne, FDA sinjalizon rriskun për hipersensibilitet

tags: BARNA, AKNET, FDA

Agjensia amerikane Food and Drug Administration (FDA) ka paralajmëruar mjekët dhe konsumatorët se disa produkte OTC (over the counter) për trajtimin e akneve mund të shkaktojnë reaksione të cilat, edhe pse të rralla, ndonjëherë mund të shndërrohet në forma aq serioze sa të rrezikojë jetën e pacientëve.
Artikuj për shitje të tilla si xhel, kremra, pastrues fytyre apo të tjera, përmbajnë peroksid benzoik ose oksid salicilik. Megjithatë nuk është e qartë nëse reaksionet e mbindjeshmërisë janë shkaktuar nga përbërësi aktiv, substancat ndihmëse apo nga një kombinim i tyre. FDA tha se gjatë dyzet viteve të fundit ka marrë 131 raportime të përdoruesve dhe prodhuesve në lidhje me efektet negative; për rreth 42% kanë ndodhur në 24 orët e para dhe, edhe pse nuk janë raportuar vdekje në 44% të pacientëve është kërkuar hospitalizim.
Agjensia këshilloi mjekët që të paralajmërojnë konsumatorët që të ndërpresin menjëherë përdorimin e këtyre produkteve në momentin që do vënë re reaksionet e mbindjeshmërisë si ndjesia e ngushtimit në fyt, vështirësi në frymëmarrje ose ënjtje rreth syve, fytyrës, buzëve apo gjuhës. Përdorimi duhet të ndërpritet edhe në rast të urtikarieve apo pruritit. Përveç kësaj, mjekët duhet të këshillojnë pacientët që përdorin produkte OTC për herë të parë për trajtimin e akneve të aplikojnë në fytyrë fillimisht vetëm një sasi të vogël, në zona të vogla, për të paktën tre ditët e para për tu siguruar se nuk do të zhvillojnë simptoma për shkak të mbindjeshmërisë. Sipas FDAsë e cila na siguron se edhe në të ardhmen do të ketë monitorim të kujdesshëm në lidhje me këtë temë, të njëjtat rekomandime duhet të sigurohet edhe nga prodhuesit për klientët e tyre.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC