Farmaci

tet212014

Nalmefeni në shitje në Britaninë e Madhe, ekspertët: I dobishëm dhe inovativ

Për të luftuar alkoolizmin, Shërbimi Shëndetësor Britanik, ka vendosur të autorizojë shitjen e nalmefenit: çdo tabletë do të kushtojë tre sterlina dhe mund të përshkruhet  lirisht nga mjekët duke ndjekur udhëzimet e National Institute for Health and Care Excellence (NICE) në Mbretërinë e Bashkuar.
Vendimi ka një rëndësi të veçantë duke marrë në komnsideratë përhapjen e alkoolizmit në Britaninë e Madhe, por Giovanni Addolorato, përgjegjës i ambulatorit AUD (Alcohol use disorders) në Poliklinikën ''Gemelli'' në Romë, saktëson se bari është aprovuar tashmë në shumë vende dhe se vetë ai është ndër të parët që e ka eksperimentuar dhe përdorur në Itali. ''Nalmefeni, - shpjegon Addolorato - paraqet dy aspekte inovative. Para së gjithash asociohet  me një ndryshim mentaliteti: marrja e asistencës mbetet objektivi parësor për pacientëve të alkoolizuar, në këtë rast bari ka një tjetër tregues dhe shërben  për rifitimin e kontrollit ndaj pijes; nëse disa pacientë nuk e kanë maturuar ende vetëdijësimin për të mbajtur asistencë të plotë dhe janë në një fazë ku duan të reduktojnë sasinë e alkoolit, ky është një medikament që mund të përdoret me sukses''.
Namelfeni vepron mbi receptorët e opioidëve si antagonist i pjesshëm i tipit k dhe antagonist i atyre mu, me efekte anësore të kufizuara. ''Është një bar i manovrueshëm, - pohon  Addolorato, - dhe veçoria e dytë e tij qëndron te fakti se është një trajtim që mund të përdoret në rast nevoje: një person nuk duhet ta marrë çdo ditë, por vetëm kur mendon se është në rrezik tundimi, për shëmbull kush del me miqtë, e di se do të ekspozohet ndaj stimujve të alkoolit dhe nëse do të pijë me këtë medikament, ka një ndihmë për të pirë më pak. Nalmefeni lejon pra që të kalohet në politikën e reduktimit të dëmit''. 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC