Farmaci

tet242014

Përdorimi afatgjatë i benzodiazepinave shton riskun e Alzheimerit

Nëse benzodiazepinat përdoren për periudha të gjata, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit. Janë mbi 36 milionë njerëz në mbarë botën me demencë dhe parashikohet që çdo 20 vjet ky numër të dyfshohet, duke arritur në 115 milionë deri në 2050-n. Për këtë rast flet një studim i realizuar në Kebek të Kanadasë dhe i botuar në revistën britanike ''British Medical Journal'', nën firmën e një grupi studiuesish nga Franca dhe Kanadaja. Por, nëse benzodiazepinat konsiderohen përgjegjëse për rritjen e riskut të demencës te ata që i përdorin, nuk është ende e qartë lidhja mes të dyjave. Studiuesit përfshinë në studimin e tyre pothuajse 1.800 njerëz të diagnostifikuar me sëmundjen e Alzheimerit, duke i ndjekur për 6 vjet dhe më pas duke i krahasuar (sipas gjinisë, grupmoshës dhe kohëzgjatjes) në rreth 7.200 kontrolle. Pjesëmarrësit në studim ishin më të vjetër se 66 vjeç dhe jetuan në komunitet gjatë periudhës 2000-2009.
Rezultatet janë këto: U vëzhgua për tre muaj asociimi mes përdorimit të benzodiazepinave dhe rritjes së riskut të sëmundjes së Alzheimerit, që në thelb nuk korrigjohej bashkë me reduktimin e ankthit, depresionit dhe pagjumësisë. Për më tepër, ndikimi i asociimit shtohej me rritjen e kohëzgjatjes së përdorimit të benzodiazepinave. "Ekspozimet e vëzhguara në kohë të zgjatur forcojnë dyshimin e një ndikimi të mundshëm të drejtpërdrejtë, ndonëse përdorimi i benzodiazepinave mund të jetë një shënues i hershëm i gjendjes së demencës. Përdorimi i pajustifikuar i këtyre barnave në afat të gjatë duhet të konsiderohet si një problem i shëndetit publik", përfundojnë studiuesit.
 Kristine Yaffe nga Universitetit i Kalifornisë në San Francisko, dhe Malaz Boustani nga Universiteti i Indianës, në një editorial shoqërues kujtojnë se benzodiazepinat janë në mesin e tre grupeve të barnave me efekte anësore konjitive të përfshira nga shoqata ''American geriatrics society'' në azhornimin e vitit 2012 të listës së barnave të papërshtatshme për të moshuarit. "Aktualisht nuk ekziston një qasje e standardizuar për të ndihmuar në identifikimin dhe monitorimin e efekteve anësore konjitive të trajtimeve farmaceutike. Kështu, pasojat e mundshme afatgjata të barnave të tilla si benzodiazepinat mbeten të fshehura dhe ndihmojnë për të rritur rrezikun e dëmtimit të aftësive konjitive te të rriturit në moshë të avancuar'', shprehet Kristine Yaffe. 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC