Farmaci

tet252014

Ëmbëlsuesit artificialë përgjegjës për rritjen riskut të diabetit

Sakarina, aspartami dhe sukralozi mund të shkaktojnë ndryshime metabolike që sjellin rritjen e niveleve të glicemisë në organizëm: çështja është ngritur nga një studim izraelit publikuar në revistën shkencore ''Nature'' dhe e prezantuar në kongresin e zhvilluar disa javë më parë në Vjenë nga ''European Association for the Study of Diabetes''.
Studiuesit i shtuan ëmbëlsues artificialë dietës normale të minjve të laboratorit, tek të cilët më pas u regjistrua një rritje e konsiderueshme e glukozës në gjak dhe u zhvillua gjendja e pre-diabetit, karakterizuar nga intoleranca e glukozës. Edhe flora bakteriale intestinale ndryshoi dhe e transplantuar në minj të shëndetshëm, shkaktoi po ashtu edhe tek këta të fundit një rritje të vlerave glicemike.
Ekipi i studiuesve vazhdoi hulumtimin mbi mikrobiomet e njerëzve dhe gjeti një dallim të madh mes konsumatorëve të ëmbëlsuesve dhe grupit të kontrollit. Gjithashtu kanë mjaftuar katër ditë konsumi të ëmbëlsuesve nga ata që nuk e përdornin për të ndryshuar mikrobiomën e tyre dhe për të rritur gliceminë.
Përveç rëndësisë së studimit, shqetëson fakti që ëmbëlsuesit artificialë gjejnë tashmë një përdorim të  gjerë në ushqime dhe pije të zgjedhura nga ana e konsumatorëve për të mos u shëndoshur dhe të rekomanduara në dietat hipokalorike. Deri tani, diskutimet rreth kësaj çështjeje kanë sjellë rezultate kundërthënëse dhe Shoqëria Italiane e Diabetologjisë ka ndërhyrë menjëherë, duke kërkuar të mos përdoren tonet alarmuese.
"Nuk duhet të jetë një rast paniku mes njerëzve dhe as mes pacientëve me diabet'' - thotë profesor Enzo Bonora, president i SID - ''edhe pse këto janë studime të rëndësishme, të publikuara nga një revistë prestigjioze si 'Nature'. Përpara se këto rezultate të përkthehen në rekomandime mbi ushqyerjen dhe të sillen në praktikën klinike, nevojiten konfirmime të mëtejshme dhe reflektime. Shoqëria Italiane e Diabetologjisë nuk ka rekomanduar asnjëherë përdorimin e ëmbëlsuesve në vend të sheqerit, sepse sasi të vogla të këtyre të fundit nuk janë përjashtuar nga dieta e personave me diabet. Rezultatet e këtij studimi e ngushëllojnë disi pozicionin tonë".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC