Farmaci

nën102014

Vitamina D, një ndihmë kundër ekzemave te fëmijët

Me ardhjen e dimrit rishfaqet i përpiktë gripi, por mund të rëndohen edhe çrregullime të tjera si ekzema, një sëmundje inflamatore kronike e lëkurës, e cila nëse rëndohet me të ftohtin e parë, përgjithësisht përkufizohet si dermatit atopik dimëror. Prindërve që pyesin veten se ç'të bëjnë për të ndihmuar të vegjëlit për t'u përballur në lidhje me këtë problem, iu propozohet përdorimi i të ashtuquajturës ''vitaminë e diellit'', vitamina D. Nisma është ndërmarrë nga një grup studiuesish të drejtuar nga Carlos Camargo, në Spitalin e Përgjithshëm të Bostonit (SHBA). ''Nuk e njohim përqindjen e saktë të personave që vuajnë nga dermatiti atopik, por e dimë me siguri se problemi është disi i zakonshëm'', shpjegon atuori i studimit të publikuar në revistën ''Journal of allergy and clinical immunology''. Por pse pikërisht vitamina D? Siç shpjegojnë autorët, një trajtim i zakonshëm për ekzemën janë (nën kontrollin e mjekut) rrezet ultraviolet, të cilat stimulojnë prodhimin e vitaminës D, ashtu siç bën dielli në verë.
Dhe për të kuptuar nëse kjo vitaminë është vërtet në gjendje të ndihmojë fëmijët, të cilët në dimër duhet të bëjnë llogaritë me këtë shqetësim, Camargo dhe kolegët e tij kërkuan ndihmën e studiuesve të ''Health Sciences University'' në Mongoli. Ata përfshinë në studim 107 fëmijë të moshës 2 deri në 17 vjeç të ardhur nga kryeqyteti, Ulaanbaatar. Fëmijët u ndanë në dy grupe: njëri grup mori çdo ditë 1.000 IU të vitaminës D përgjatë një muaji, ndërsa grupi tjetër mori placebo për të njëjtën periudhë. ''Vlerësuam simptomat si para se të nisnim trajtimin ashtu dhe në fund të tij dhe konstatuam se fëmijët që morën vitaminë D, kishin një përmirësim prej 29%, kundrejt 16% të grupit tjetër të trajtuar me placebo. Vitamina D mund të jetë ndihma  për fëmijët që vuajnë nga forma e ekzemës që përkeqësohet gjatë muajve të ftohtë'', pohon Camargo, ''dhe është fjala për një medikament pak të kushtueshëm, të sigurt dhe lehtësisht të gjendshëm në treg''. Dy përshkrime në fund: Fëmijët e përfshirë në studim kishin një mungesë të vitaminës D (98% e fëmijëve  mongolë shfaqnin nivele të ulëta të vitaminës). Të gjitha trajtimet, edhe ato më të padëmshmet në dukje duhet të zbatohen pas këshillimit me mjekun.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC