Farmaci

nën132014

Teste për të reduktuar abuzimin me antibiotikët

Përdorimi pa masë i antibiotikëve mund të reduktohet falë disa testeve të zbatuara drejtpërdrejt në studiot mjekësore, të cilat mund japin shpejt një përgjigje mbi praninë ose mungesën e infeksioneve bakteriale.
Një revizionim i literaturës shkencore publikuar në ''Cochrane Library'' (bibloteka ndërkombëtare e bazave të të dhnënave të kujdesit shëndetësor), ka treguar se nëse mjekët janë në gjendje të zbulojnë një infeksion bakterial nëpërmjet një testi të thjeshtë e të shpejtë, ata mund të përshkruajnë në mënyrë efektive më pak antibiotikë. 
Është e ditur që në pjesën më të madhe të rasteve, pacientët që i drejtohen mjekut për çrregullime në rrugët e frymëmarrjes janë të prekur nga infeksionet virale, si p.sh. ato që bëhen shkas për të ftohurën e zakonshme. Përgjithësisht mjekët nuk kanë se si të verifikojnë në studiot e tyre nëse origjina e çrregullimit është virale apo bakteriale dhe përballë këtyre rasteve klinike të zakonshme, ndodh shpesh që përshkruhen antibiotikë nga mjekët.
Aktualisht i vetmi test i disponueshëm mat përqendrimin në gjak të proteinës C reaktive (Crp), një biomarker që konfirmon gjendjen inflamatore: Kur nivelet e Crp-së janë të ulëta, një infeksion i rëndë bakterial mund të përjashtohet dhe përdorimi i antibiotikëve është i kotë. 
Revizionimi i 'Cochrane Library'' ka identifikuar 6 studime ku janë shqyrtuar rastet e 3.284 pacientëve, të cilët i janë nënshtruar testit të Crp. Përshkrimet e antibiotikëve kanë qenë rreth 22% më pak në krahasim me grupin e kontrollit.
''Këto rezultate sugjerojnë se përdorimi i antibiotikëve te pacientët me infeksione respiratore akute, mund të reduktohet duke i shtuar ekzaminimeve rutinë edhe testin e biomarkerit Crp'', pohoi koordinatori i revizionimit, Rune Aabenhus nga Universiteti i Kopenhagenit. ''Në të ardhmen do të ishte më e përshtatshme të prodhoheshin dëshmi më specifike në lidhje me reduktimin e përdorimit të antibiotikëve, që mund të arrihet me këtë metodikë dhe kryerjen e analizave, në krahasim me qasje të tjera që synojnë të njëjtin objektiv''. 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC