Farmaci

nën142014

Rekomandime të reja për ivabradinën

Komiteti për Vlerësimin e Risqeve dhe Farmakovigjilencës (PRAC), në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) ka lëshuar disa rekomandime mbi barnat që përmbajnë ivabradinën, e këshilluar për trajtimin afatgjatë të angjinës në prani të sëmundjes së arteries koronare ose insufiçencës kardiake. Premisa për këtë rivlerësim ishte publikimi i rezultateve të studimit ''Signify'' i cili analizoi efektet e ivabradinës krahasuar me placebon mbi reduktimin e frekuencës së infarktit te pacientët kardiopatë (por në mungesë të insufiçencës kardiake).
Studimi tregoi se në një nëngrup pacientësh me angjinë simptomatike trajtuar me ivabradinë, verifikohej një rritje e vogël por domethënëse e infarktit, vdekjeve kardiovaskulare ose bradikardisë, krahasuar me placebon.
Edhe pse në studimin ''Signify'' pacientët kanë marrë një dozë fillestare më të lartë se maksimumi i rekomanduar (10 mg kundrejt 7.5 mg dy herë në ditë), ky faktor nuk shpjegon në mënyrë shteruese situata të tilla kardiake. Për më tepër, në bazë të informacioneve të tjera shtesë, PRAC zbuloi gjithashtu një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial me përdorimin e ivabradinës. Në pritje të vlerësimit përfundimtar nga Komiteti për Produkte Medicinale për Përdorim Human (CHMP), PRAC vendosi të publikojë disa rekomandime për pacientët dhe profesionistët e shëndetit për të zvogëluar rrezikun e episodeve kardiake të padëshiruara: së pari është e nevojshme vendosja e monitorimit për fibrilacionin atrial te të gjithë pacientët që e marrin medikamentin për herë të parë, ndër të tjera ivabradina duhet të përdoret vetëm për të lehtësuar simptomat e angjinës, por jo për të reduktuar riskun e infarktit, duke administruar një dozë fillestare prej 5 mg dy herë në ditë pa shkuar asnjëherë përtej 7.5 mg.
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në shoqëritë e zhvilluara. Është thelbësore të jeni gjithnjë të informuar mbi rekomandimet e reja të barnave që trajtojnë këto sëmundje.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC