Farmaci

dhj62014

Jo vetëm alkooli, por edhe barnat rrezikojnë drejtuesit e automjeteve

Përveç alkoolit, një ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore, rrezik tjetër për drejtuesit e automjeteve janë edhe disa lloje barnash. Miliona europianë marrin shpesh barna që mund të ndikojnë negativisht në reflekset dhe reagimet e tyre kur kanë timonin në dorë. Për të matur një rrezik të tillë, revista italiane''Quattroruote''në bashkëpunim me spitalin ''Humanitas'' dhe policinë rrugore organizoi një test mbi drejtuesit e automjeteve. Ja rezultatet:
Testimi u përqendrua në tre kategoritë më të përhapura të barnave që kanë edhe kundër-indikacione për drejtimin e automjetit: mio-relaksantët të përdorur për lehtësimin e dhimbjeve muskulare, tabletat gjumësjellëse dhe anti-staminikët (ose barnat anti-alergjike). 
 Provat konsistonin në ngarje të makinës mes birilave, në rrugë të ngushta dhe parkime mbrapsht përveç matjes së kohës së reagimit ndaj stimujve të ndryshëm. Pjesmarrësit e testit u monitoruan gjatë gjithë ditës (para, gjatë dhe pas marrjes së barit) nga Antonio Voza, përgjegjës i ndihmës së shpejtë në Humanitas.  

Marrja e mio-relaksantëve (tizanidinë 2 mg) shkakton thuajse menjëherë ndjesinë e ngadalësimit të lëvizjeve dhe vështirësi në manovrimin e timonit. Ndërgjegjësimi për efektin e barit e bën drejuesin e mjetit të jetë më i kujdesshëm, por megjithatë rrëzon tre birila dhe reagimet e tij zhvillohen në kohë shumë të ngadalta.

Anti-staminikët (cetirizina 20 mg) nxitin ndjesinë e përgjumjes, si rrjedhojë çojnë në një manovrim të automjetit më të ngadaltë në kalimin e pengesave dhe i testuari has probleme me provën e parkimit. 

Më e keqja vjen me tabletat gjumësjellëse (zolpidem 10 mg): shoferi shkakton ''masakër'' birilash, kohët e reagimeve i ka tejet të ngadalta dhe ka vështirësi të dukshme përqendrimi. Me kalimin e kohës duket se ndihet mirë, por është një perceptim i gabuar: pas mëse 5 orësh nga marrja e barit, numri i birrilave të rrëzuara vazhdon të jetë i lartë.
Pas marrjes së këtyre barnave është e nevojshme të ndiqen në mënyrë skrupoloze udhëzimet në fletën ilustruese: efekti i tyre mbi reflekset mund të jetë domethënës. Dhe tani iu takon ligjvënësve të ndërhyjnë mbi këtë fenomen të lënë pas dore dhe shumë të përhapur, për të cilin nuk ekzistojnë instrumente kontrolli dhe as parandalimi.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC