Farmaci

dhj132014

Barna të reja për fibrozën cistike, leuçeminë, hiperkalceminë, policiteminë

 

Administrata e Barnave dhe Ushqimit në Shtetet e Bashkuara ka miratuar hedhjen në treg të një një bari të ri  me bazë paracetamolin, kafeinën dhe diidrokodeinën (Trezix di Wraser Pharmaceuticals) në kapsula për dhimbjet e mesme dhe të rënda. Po ashtu është autorizuar edhe një bar i ri për fibrozën cistike. Bëhet fjalë për një paketë që kombinon një solucion për inhalacioni e tobramicinës me nebulizatorin Pari LC Plus (PulmoFlow i Kitabis Pak), i sugjeruar për të rriturit dhe fëmijët nga mosha 6 vjeç e sipër.
Procedura të përshpejtuara aprovimi edhe për blinatumomabin (Blincyto di Amgen) i cili trajton leuçeminë limfoblastike akute, kromozon Philadelphia negative. Agjencia rregullatore amerikane më pas ka lejuar zgjerimin e indikacioneve të përdorimit për disa barna, si për shembull për denosumabin (Xgeva di Amgen) i cili mundëson edhe trajtimin e hiperkalcemisë neoplastike jo-reaguese ndaj bifosfonatëve, ndërsa për ruksolitinibin (Jakafi nga Incyte) është autorizuar përdorimi për trajtimin e policitemisë te pacientë që nuk janë përgjigjur në mënyrën e duhur, ose janë intolerantë ndaj hidroksiuresë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC