Farmaci

shk172020

Osteoporoza. Krahasohen barnat, për të zbuluar cili shton rrezikun për infeksion

Denosumabi, një bar i përdorur për trajtimin e osteoporozës, është i lidhur me një incidencë më të madhe për infeksione të rënda, krahasuar me placebon, megjithatë, rreziku është i ngjashëm me atë që është vënë re te barnat e tjera të krahasuara, sipas një rishikimi sistematik dhe metanalizës së publikuar në "Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism".

"Objektivi i denosumabit është RANKL, një modifikues i sistemit imunitar. Rezultatet e sigurisë, përfshi rrezikun për infeksion, janë vlerësuar si rezultate dytësore në studime të kontrolluara, me përzgjedhje rastësore. Ne kemi dashur të rishikojmë literaturën për të arritur në përfundime pikërisht mbi sigurinë", shpjegon Talia Diker-Cohen (Universiteti i Tel Avivit), autore kryesore e studimit. Kërkuesit kanë vlerësuar studimet e kontrolluara, me përzgjedhje rastësore mbi denosumabin (60 mg çdo gjashtë muaj), duke e krahasuar atë me bifosfonatet, teriparatide, placebo. Në fund, janë përfshirë në analizë 33 studime, me numër të përgjithshëm prej 22.253 pacientësh. Ekspertët kanë parë se incidenca e ngjarjeve të kundërta të lidhura me infeksionin ka qenë më e madhe gjatë trajtimit me denosumab, krahasuar me çdonjërin prej të krahasuarve, me përfshirjen kryesorë të veshit, hundës dhe fytit, si dhe të aparatit gastrointestinal. Megjithatë, në një analizë ndjeshmërie, raporti i rrezikut ka rezultuar i ngjashëm mes grupeve të krahasuara dhe raportet e rrezikut për cilindo infeksion dhe për vdekshmërinë prej infeksionit, kanë rezultuar të krahasueshme mes grupeve.

Veç kësaj, një analizë e nëngrupeve të krahasuara ka treguar një shtim të rrezikut relativ për infeksion të rëndë nga denosumabi, krahasuar me placebon, por jo në krahasimin mes bifosfonateve apo teriparatides. "Kemi zbuluar një incidencë më të madhe të ngjarjeve të kundërta apo të infeksionit gjatë trajtimit me denosumab në osteoporozë. Megjithatë, rreziku i përgjithshëm për çdo infeksion apo për vdekshmëri të lidhur me të, ka rezultuar i ngjashëm me atë të grupit me të cilin është krahasuar. Këto rezultate duhen marrë në konsideratë para nisjes së terapisë", përfundojnë autorët.

 

JCEM 2020. Doi: 10.1210/clinem/dgz322
https://doi.org/10.1210/clinem/dgz322


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC