Shëndetësi

shk222019

Osteoporoza me risk të lartë për fraktura. Rekomandohet një anabolik i ndjekur nga denosumabi

Një studim, i paraqitur së fundmi në Konventën e Reumatologjisë Klinike që është mbajtur në Florida, ka evidentuar se si sekuenca optimale e terapisë te pacientët e prekur nga osteoporoza, që nuk janë trajtuar më parë dhe janë në risk të lartë për fraktura, duket se është ajo e përdorimit të agjentëve anabolikë, si teriparatide (ose abaloparatide, që për momentin është i disponueshëm vetëm në SHBA, por jo në Evropë) të ndjekur nga denosumabi. "Të dhënat e këtij studimi do të tregonin një efikasitet më të madh në reduktimin e frakturave (-43-86% të të gjitha frakturave) dhe një shpejtësi më të madhe veprimi (18-19 muaj) të barnave anabolike, krahasuar me barnat antiriabsorbuese (-20-25% dhe 36 muaj, respektivisht)", thotë Enrica Ciccarelli, e Komisionit të Barnave AME (Associazione Medici Endocrinologi).

"Veprimi i barnave anabolike kundër frakturave jo vertebrore, vijon ajo, ka rezultuar më i mirë sa ai që është observuar me barnat antiriabsorbuese, me një reduktim të riskut të frakturës, që vazhdon pas kalimit të kësaj terapie."

Përdorimi i denosumabit në linjën e dytë është në gjendje të përcaktojë një interval të lirë nga frakturat për 3-5 vjet, duke sjellë në objektivin e dëshiruar densitetin mineral kockor. "Sekuenca optimale e sugjeruar në bazë të studimit të prezantuar, vijon specialistja, është fillimi i anabolikut i ndjekur nga denosumabi dhe së fundi, nga trajtimi i përhershëm me një bifosfonat. Te pacientët me osteoporozë në risk të lartë për frakturë, të patrajtuar më parë, kjo strategji terapeutike mund të minimizojë ekspozimin farmakologjik dhe të maksimizojë përfitimet në kuptimin e forcës dhe të densitetit mineral kockor", përfundon Ciccarelli.


Cosman F. Congress of Clinical Rheumatology, Destin, Florida, 17-20/5/2018.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC