Farmaci

dhj192014

Cochrane pro cigareve elektronike, por duhen më shumë të dhëna

Për herë të parë një shqyrtim i Cochrane (bibloteka ndërkombëtare e bazave të të dhënave për kujdesin shëndetësor) merret me cigaret elektronike për të verifikuar nëse përbëjnë realisht një ndihmë për lënien e duhanit. Rishikimi është bazuar në dy studime dhe tregon se "e-Cig" që përmbajnë nikotinë janë më efektive se ato pa nikotinë (placebo) në ndihmën e ofruar duhanpirësve për t'u çliruar nga varësia. Në të njëjtën kohë nënvizohet se rezultatet duhet të konfirmohen nga hulumtime të mëtejshme. Ekipi i autorëve nga Mbretëria e Bashkuar dhe Zelanda e Re, zgjodhën dy studime të rastësishme ku ishin analizuar të dhënat e 662 duhanpirësve dhe ballafaquan efektet e cigareve elektronike me rastet e lënies së duhanit dhe personat që kishin reduktur numrin e cigareve të konsumuara me të paktën 50%. Rezultatet treguan efekte pozitive të cigareve elektronike, por provat janë të kufizuara nga numri i vogël i studimeve dhe kampioni i kufizuar i njerëzve të marrë në shqyrtim. Sidoqoftë, rreth 9% e duhanpirësve të cilët përdoren e-cig ishin në gjendje të ndalonin pirjen e duhanit për një periudhë maksimale një vjeçare, në krahasim me rreth 4% të të ekzaminuarve nga grupi që përdori placebo. Sa për reduktimin e cigareve te individët që nuk e ndërprenë duhanin, studiuesit panë se 36% e përdoruesve të cigareve elektronike përgjysmuan numrin e cigareve tradicionale në krahasim me 28% e grupit që përdori placebo. Gjithashtu nuk u gjetën efekte serioze negative nga përdorimi i e-Cig në terma afatmesme. "Edhe pse besimi ynë në efektet e cigareve elektronike si një ndërhyrje në ndërprerjen e duhanpirjes është i kufizuar për shkak të numrit të vogël të provave, rezultatet janë inkurajuese", tha Peter Hajek, profesor i psikologjisë klinike në Universitetin e Londrës dhe koordinator i rishikimit. "Të dyja studime përdorën pajisje me përmbajtje të ulët të nikotinës, por ka të ngjarë që produktet e fundit janë më efektive sepse hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se një çlirim më i madh dhe më i shpejtë i nikotinës lehtëson efektet e trajtimit. Aktualisht janë duke vijuar disa studime që do të ndihmojnë në dhënien e një përgjigjeje më të plotë ndaj pyetjes se sa efektive janë realisht cigaret elektronike.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC