Shëndetësi

gus122024

Dermatiti. Rrezik i lartë për fëmijët e ekspozuar ndaj tymit pasiv të cigares elektronike

Dermatiti atopik (DA), një nga patologjitë inflamatore më të zakonshme në fëmijëri, shpesh lidhet me faktorë mjedisorë, të tillë si tymosja pasive dhe ekspozimi ndaj duhanit gjatë shtatzënisë. Edhe pse një studim ka sugjeruar një lidhje ndërmjet përdorimit të cigareve elektronike dhe dermatitit atopik, nuk është përcaktuar asnjë lidhje e qartë ndërmjet përdorimit të këtyre pajisjeve nga prindërit dhe incidencës së DA te fëmijët. Duke marrë parasysh shtimin eksponencial të përdorimit të cigareve elektronike dhe mungesën e studimeve të thelluara, studiuesit kryen një analizë retrospektive të tërthortë, duke përdorur të dhënat e grumbulluara në vitet 2014-2018.

 

Dermatiti atopik dhe përdorimi i cigareve elektronike nga prindërit

Në sondazh u përfshinë afro 35.000 familje çdo vit dhe u vlerësuan rastet me DA te fëmijët dhe përdorimi i cigareve elektronike nga prindërit. Nga të dhënat e analizuara, rezultoi se 13.1% e fëmijëve shfaqte anamnezë DA. Prevalenca e përdorimit të cigareve elektronike nga prindërit ishte 14.4% te fëmijët pa DA dhe 18.0% tek ata me DA. Pas rregullimit të të dhënave sipas astmës, rinitit alergjik, alergjisë respiratore, anamnezës së tymosjes nga prindërit dhe faktorëve sociodemografikë, u vërejt 24% më shumë rrezik për DA te fëmijët e ekspozuar ndaj tymit pasiv të cigareve elektronike.

 

Inflamacioni i lëkurës: efektet e përbërësve kimikë të cigareve elektronike

Këto rezultate sugjerojnë një lidhje të mundshme ndërmjet përdorimit të cigareve elektronike nga prindërit dhe një rreziku të shtuar për zhvillim të DA te fëmijët. Hipoteza është që përbërësit kimikë të pranishëm në lëngjet e cigareve elektronike dhe në mbetjet e aerosolëve, mund të nxisin inflamacionin e lëkurës, duke përkeqësuar gjendjen. Është shumë e rëndësishme që farmacistët t'i informojnë prindërit mbi rreziqet e mundshme të lidhura me përdorimin e cigareve elektronike dhe mbi rëndësinë e kufizimit të ekspozimit të fëmijëve ndaj këtyre produkteve.

 

Parandalimi dhe ndërgjegjësimi mbi rreziqet

Si përfundim, prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm mbi rreziqet e lidhura me përdorimin e cigareve elektronike, jo vetëm për shëndetin e tyre, por edhe për atë të fëmijëve. Ndërmarrja e ndryshimeve të vetëdijshme të stilit të jetës mund ta reduktojnë ndjeshëm rrezikun për zhvillim ose përkeqësim të DA pediatrike, duke përmirësuar kështu mirëqenien e përgjithshme të fëmijëve. Roli i farmacistit si edukues dhe këshillues shëndetësor, është shumë i rëndësishëm për favorizimin e shëndetit të lëkurës dhe për një ndërgjegjësim më të madh.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC