dhj242014
Një tjetër risi nga nanoteknologjia për pacientët me Parkinson
Për të gjitha ata që vuajnë nga Parkinsoni, së fundi është vënë në dispozicion një 'patch hi-tech' i ri që mund të bëjë revolucion në jetën e personave të sëmurë me Parkinson. Falë nanoteknologjisë, patch-i transdermal mund të "lexojë" dridhjet që lidhen me këtë patologji dhe të japë dozën e duhur të barit.
Më e vogël se një monedhë, kjo garzë mund të mbahet në puls si dhe mund të përdoret edhe për patologji të tjera motorike si skleroza multiple, ALS dhe dridhjet esenciale.
Kjo shpikje është produkt i një pune kërkimore të realizuar nga një grup studiuesish amerikanë dhe koreanojugorë në ''MC10 e Massachusetts'' dhe ''Seoul National University''.
Parkinson është një sëmundje neurodegjeneruese. Simptomat tipike vijnë si pasojë e vdekjes së qelizave që sintetizojnë dhe lëshojnë dopaminën. Lëvizjet e njeriut ngadalësohen dhe fillojnë të shfaqen dridhjet. Aktualisht pacientët me këtë sëmundje duhet të mbajnë lexues të rëndë për të matur dridhjet. Kontrollet duhen realizuar me intervale të rregullta dhe duke marrë pilula. Kjo krijon përmbajtje të përqendruar të barit të marrë në gjak dhe detyrimisht një degradim gradual që shkakton rikthimin e dridhjeve.
Dae-Hyeong Kim, profesor i Inxhinierisë kimike dhe biologjike pranë ''Seoul National University'' shprehet: "Ky mekanizëm mund të rezultojë shumë i dobishëm për të sëmurët. Pacienti mund të vendosë 'patch'-in dhe të mos shqetësohet më për efektet anësore të barit dhe as për faktin nëse harron të marrë tabletën e radhës".
Teknologjia e re monitoron dridhjet në kohë reale me anë të një sensori dhe lëshon doza më të vogla, por më të shpeshta të medikamentit. Në këtë mënyrë dridhjet mbahen nën kontroll në mënyrë konstante.