Farmaci

jan52015

Shëndeti i dhëmbëve në farmaci: nga emergjencat te patologjitë sistemike

Higjiena orale është një fushë ende pak e njohur në terma klinike, sidomos për farmacistët, - shprehet Rosso di Key-Stone, specialiste e Federfarma-s, - por është një fushë kryesore e shëndetit, e cila lidhet me parandalimin e sëmundjeve perodontale dhe kariesit, si dhe në mënyrë indirekte me sëmundjet e tjera sistemike. Pacienti që i drejtohet farmacistit kërkon përgjegjshmëri për zgjidhjen e problemeve specifike dhe për këtë farmacistët duhet të forcojnë imazhin e tyre si këshilltarë ekspertë, duke u konfirmuar si një mjet efikas informacioni dhe figurë e rëndësishme në parandalim. Për këtë arsye është i rëndësishëm zhvillimi i njohurive për menaxhimin e situatave vendimtare. Për shembull në rastin e emergjencave dentare (si thyerje e urave) në pritje të ndërhyrjes së dentistit, pacienti mund t'i drejtohet menjëherë farmacisë''.
Një nga pikat mbi të cilat duhet të vazhdohet të hulumtohet është "njohja në thellësi e zgjidhjeve dhe mjekimeve për të kufizuar dëmin. Sa i takon raportit mes higjienës orale dhe sëmundjeve sistemike, duhet pasur parasysh se goja është një kanal lidhës i pjesës së jashtme me pjesën e brendshme të trupit dhe higjiena orale kontribuon në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, madje edhe serioze''. Veç kësaj në rastin e patologjive sistemike, u specifikua sesi të dyja këto patologji kanë origjinë bakteriale: Prandaj është e rëndësishme që farmacisti të jetë në gjendje të gjejë llojin e sëmundjes dhe të tregojë zgjidhjen më të përshtatshme". Janë të domosdoshme edhe hulumtime mbi patologjitë kryesore dentare dhe mbi ndërhyrjet që kërkojnë trajtime specifike, në mënyrë që të ''konfirmohet dhe rritet perceptimi i kompetencave dhe profesionalizmit si këshilltar shëndetësor. Ideja në thelb është kalimi nga një "sjellje reaktive në një sjellje proaktive", që implikon edhe "një njohje, promovim dhe përzgjedhje të zonave të veta dalluese. D.m.th. të kuptoni ''targetin'' dhe "të specializoheni" në një sektor që plotëson nevojat, të mësohen teknikat efektive të ekspozimit, si dhe të dalloni veten nga konkurrentët duke shfrytëzuar teknologjitë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC