dhj132014
Farmacitë italiane më shumë nisma në ndihmë të moshës së tretë
Farmacitë në Itali shtojnë vëmendjen ndaj të moshuarve. Në thelb është referimi ndaj projektit të Federfarma-s, i cili parashikon dorëzimin në shtëpi të barnave për të moshuarit, invalidët ose personave në pamundësi për të shkuar në farmaci. Një iniciativë, që sipas asaj që bën të ditur Federfarma ''do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të bazohet në një numër të vetëm telefonik në rang kombëtar, i cili do të vërë në kontakt pacientin me farmacinë më të afërt. Projekti, i cili do të ketë mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, do të reklamohet me një spot televiziv që do të transmetohet në rrjetin televiziv Rai''. Më pas nismat lokale: i fundit në provincën e Ascoli Piceno, lançuar nga Federfarma provinciale, që vë në dispozicion farmacitë e territorit për të nisur një fushatë sensibilizuese të të moshuarve dhe të kategorive më të dobëta të popullsisë për të ''parandaluar fenomenet e mundshme të mikro-kriminalitetit''. Projekti, i cili do të nisë në bashkëpunim me Prefekturën, parashikon shpërndarjen e materialit informativ që përmban këshilla se si të shmangen mashtrimet dhe ilustron pajisjet kryesore nëpërmjet të cilave kryhen ato.
Në materialin informues thuhet se ''personat mbi 65 vjeç përfaqësojnë një fetë të popullsisë të barazvlefshme me 23.7%'' dhe nga ana tjetër fenomeni i mikro-kriminalitetit është përhapur në territor në mënyrë të konsiderueshme. ''Një plagë'', - shpjegon Xhovani D'Aurizio, president i Federfarma Ascoli, - ''që e pozicionon provincën tonë në vendin e 46 në klasifikimin e provincave italiane''.