Farmaci

sht62014

Farmakovigjilenca tek të moshuarit sipas FDA

Përveç rasteve të veçanta dhe me fat, pas moshës 60-vjeç dita është e pasur me orare për marrjen e barnave, një nga shtyllat ku mbështetet jetëgjatësia në kohët moderne. Nga ana tjetër, çmimi për të paguar janë efektet anësore dhe ndërveprimet e barnave, ku numri është veçanërisht i lartë tek të moshuarit dhe shpesh dhe me pasoja të rënda duke përfshirë invaliditetin dhe shtrimet në spital. Për këtë arsye FDA (Food and Drug Administration), enti qeveritar amerikan që përgjigjet për sigurinë e barnave dhe ushqimit, ka përditësuar dhe theksuar një faqe sugjerimesh dedikuar në mënyrë specifike pacientëve geriatrikë. Vihet re mirë që ndjeshmëria ndaj ngjarjeve negative me barnat rritet në proporcion me moshën: kjo ndodh për shkak se të moshuarit janë gjithnjë e më shumë të prekur nga sëmundjet, kanë një metabolizëm më të brishtë, shpesh të detyruar për politerapi, kanë disa sëmundje shoqëruese dhe vështirësi në respektimin e indikacioneve në mungesë të kujtesës dhe përqendrimit. Një dobësi që FDA përpiqet ta kompensojë me katër sugjerime drejtuar pacientit, në dukje të parëndësishme por objektivi është të ulet numri i lartë i ngjarjeve negative të raportuara tek moshat mbi 60- vjeç. E para; i moshuari të jetë i bindur për të ndjekur përshkrimet në recetë dhe mos modifikoj dozimin apo numri e marrjes së përditshme duke inkurajuar komunikimin e ngjarjeve negative tek mjeku dhe farmacisti. Së dyti; të përpiloj me shkrim një listë të terapisë aktuale me oraret dhe dozat dhe tja dorëzoj atë një të afërmi apo miku. Sugjerimi i tretë; të informohet rreth ndërveprimeve më të rëndësishme nga pikëpamja klinike, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me ushqime, suplemente, bimë, alkool apo nga prania e ndryshimeve në mekanizmat fiziologjike të përthithjes apo eliminimit të barit. Sugjerimi i katërt dhe i fundit, ndoshta më pak i qarti: të shqyrtoj çdo vit me mjekun skemën e terapisë për të verifikuar se cilat produkte janë vërtetë të nevojshme (shpesh politerapia është e pamotivuar) dhe të bëhet një vlerësim i përfitimeve.

Përse është i rëndësishëm farmacisti: kushtet në të cilat studiohen barnat janë shumë të ndryshme nga realiteti i përditshëm, për këtë farmacisti luan një rol të rëndësishëm në informimin e klientëve të moshuar rreth pozologjisë dhe rreziqeve.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC