jan202015
Shqetësime mbi përdorimin e qetësuesve në shtatzëni
Pas sinjalizimeve të fundit në lidhje me sigurinë e barnave kundër dhimbjeve në shtatzëni, Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA është përpjekur të hedhë dritë mbi këtë çështje të ndjeshme, dhe arriti në përfundimin se nuk ka prova të mjaftueshme për të ndryshuar rekomandimet. "FDA i kupton shqetësimet e ngritura pas raportimeve që e ngrenë dyshime mbi sigurinë e qetësuesve, veçanërisht kur përdoren gjatë shtatzënisë", lexohet në komunikatën e publikuar online. "Rrjedhimisht ajo ka vlerësuar studimet e publikuara në literaturën mjekësore dhe ka konstatuar se të dhënat janë shumë të kufizuara për të shtuar ndonjë rekomandim në këtë pikë. Megjithatë, për shkak të kësaj pasigurie, përdorimi i qetësuesve gjatë shtatzënisë duhet vlerësohet me kujdes. "Gjithsej janë ekzaminuar tetë studime: pesë mbi lidhjen e mundshme të
barnave AIJS dhe abortit spontan, dy të tjera mbi hipotezën se ekspozimi ndaj opiateve sjell një rrezik më të madh për defekte në tubin nervor dhe një që vlerëson lidhjen e mundshme mes përdorimit të paracetamolit nga nëna dhe deficitit të vëmendjes e hiperaktivitetit te fëmija. Sa i takon faktit se "dhimbja e rëndë dhe e vazhdueshme, e patrajtuar gjatë shtatzënisë mund të çojë në depresion, ankth dhe hipertension", ekspertët e FDA-së dalin në përfundimin se "profesionistët shëndetësorë duhet të bisedojnë me çdo pacient për përfitimet dhe risqet e analgjezikëve gjatë shtatzënisë, që mund të jenë të ndryshme ndërmjet pacienteve edhe sipas indikacioneve të trajtimit". Ftesa është pra që të vazhdohet të ndiqen rekomandimet në fletët ilustruese të lidhura me përdorimin në shtatzëni dhe të vazhdohet të raportohen të gjitha efektet anësore.