Farmaci

jan312015

Opiatet kundër dhimbjeve rrisin rrezikun për defekte në fetus

tags: SHBA, FETUS

Shumë grave amerikane në moshë riprodhuese iu përshkruhen opiate kundër dhimbjeve, barna të fuqishme që mund të rrisin rrezikun e defekteve të fetusit. Në një studim të publikuar këtë javë në revistën "Centers for Disease Control and Prevention"(CDC), studiuesit analizuan përshkrimet për këto lloj barnash, të lëshuara mes viteve 2008 dhe 2012 për gratë në moshë 15 deri në 44 vjeç. "Shumë gra në moshë riprodhuese që marrin barna të tilla mund të mos e dinë ende që janë shtatzëna dhe kështu ekspozojnë në mënyrë të pandërgjegjshme ndaj risqeve fëmijët e tyre ende të palindur", pohon Tom Frieden, drejtor i CDC-së. "Ja përse është e rëndësishme për operatorët shëndetësorë të aplikojnë një vlerësim të thelluar para se të përshkruajnë barna të tilla te gratë fertile dhe të marrin parasysh trajtime të tjera po aq efektive". Të dhënat e mbledhura nga studimi tregojnë se shkalla e përdorimit të opiateve kundër dhimbjeve është më e madhe në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara, ku 31.5% e grave në moshë riprodhuese ka marrë të paktën një përshkrim, dhe më e vogël në verilindje (me 21,8%). "Marrja e opiateve në javët e para të shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të defekteve në trurin, zemrën dhe shtyllën kurrizore të fetusit", pohon Frieden, duke shpjeguar se fëmijët e ekspozuar në periudhën prenatale mund edhe të rrezikohen nga defektet pas lindjes. "Ndoshta studimi përfshin vetëm përshkrimet e prezantuara në farmaci pa marrë parasysh personat që kanë marrë opiate në spitale, as ata që kanë marrë barna ilegalisht pa recetë", përfundon Frieden.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC