Farmaci

shk102015

Kostoja e barit ndikon në përgjigjen e pacientit ndaj tij

tags: BARNA, PLACEBO
Perceptimi i kostos së një bari mund të ndikojë në përfitimet  që kemi prej tij edhe nëse bari është një placebo, thuhet në një studim të publikuar së fundi në revistën "Neurology". "Pritshmëria e pacientit luajnë një rol të rëndësishëm në efikasitetin e kurës dhe efekti placebo është i dokumentuar sidomos te pacientët me Parkinson", pohon Alberto Espay nga Universiteti i Sinsinatit në Ohajo dhe bashkautor i shkrimit. Espay me kolegët shqyrtoi se si perceptimi i kostos së një bari mund të ndikojnë në përgjigjen ndaj placebos.  "12 të prekurve me Parkinson iu tha se do të merrnin dy formulime të të njëjtit bar me efikasitet të ngjashëm, por me kosto të ndryshme: 100 $ kundrejt 1500 $ për një dozë të vetme", vazhdon autori, duke shpjeguar se të dyja barnat ishin placebo. Para dhe pas çdo doze u matën aftësitë motorike të pjesëmarrësve dhe aktiviteti i tyre cerebral me skanime të trurit. Kur pacientët morën barin e shtrenjtë, aftësitë motorike u përmirësuan me 28% krahasuar me barin me çmim të lirë. "Këto të dhëna hapin rrugën dhe strategjitë për të përmirësuar përfitimet e kurave duke pasur parasysh pikërisht reagimin ndaj placebos", përfundon Espay. Në një editorial, Peter Le Witt në Departamentin e Neurologjisë në "Wayne State University school of Medicine" në Detroit komenton: "Duke parë ndikimin e çmimit të barit mbi efektin placebo ka të ngjarë që studime të ngjashme të kryhen në të ardhmen, edhe pse do të duhen garanci etike për pjesëmarrësit".
Së pari manovra mund të lejohet vetëm nëse pjesëmarrësit janë në dijeni të faktit se mund të dizinformohen në ndonjë pikë të studimit, pa hyrë në detaje. Së dyti, shpjegimi pas trajtimit duhet të bindë pacientët që të shprehin pakënaqësi të mundshme apo kritika ndaj mjekëve të tyre për të shmangur ndjenjat e ankthit dhe refuzimit që të marrin pjesë në studime të ardhshme. "Këto rezultate pavarësisht nga kufizimet hedhin dritw ndaj një tjetër nuance interesante të efektit placebo me implikime të mundshme për praktikën klinike dhe politikën shëndetësore", pohon studiuesi. "Megjithatë, si të gjitha hulumtimet e bazuara në manovra të tilla, është e nevojshme një vigjilencë etike më e madhe për të garantuar një mbrojtje adekuate të të drejtave dhe mirëqenies së pacientëve".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC