Mirëqenie

mar272024

Suplementi koenzima Q10. Ndikimi në efektet negative të statinave

Në një studim italian demonstrohet se marrja koenzimës Q10 ndikon në trajtimin e efekteve negative të statinave, duke lehtësuar asteninë dhe duke rritur forcën. Evidencat shkencore theksojnë se astenia, sëmundje që karakterizohet nga mungesa ekstreme e fuqisë dhe nga mungesa e energjisë, shpesh shfaqet si efekt anësor pas marrjes së statinave. Këto të fundit bllokojnë biosintezën endogjene të kolesterolit dhe të koenzimës Q10, duke shkaktuar mungesë të këtij antioksidanti thelbësor.

Sistemi i ri rrit biodisponueshmërinë e CoQ10
Suplementimi i CoQ10 zbut shpërbërjen muskulare, dhimbjen dhe shqetësimin te ata që i marrin këto barna. Megjithatë, CoQ10 zakonisht ka biodisponueshmëri të ulët kur merret nga goja, për shkak të tretshmërisë së dobët në ujë, peshës së lartë molekulare, tretshmërisë së ulët të yndyrave dhe përshkueshmërisë së reduktuar intestinale. Me qëllim tejkalimin e kësaj sfide, u zhvillua një teknologji novatore, e cila i përdor fosfolipidet si vektorë dhe përmirëson përthithjen e suplementeve, pa përdorimin e barnave ndihmëse apo pa ndryshimet strukturore të përbërësve.

Studimi italian vlerëson efektin e fitozomit të CoQ10 te pacientët e moshuar
Me qëllim vlerësimin e efikasitetit të këtij suplementi të ri, u krye një studim mbi 60 të moshuar, të cilët u randomizuan në marrjen e 2 pilulave placebo të padallueshme ose 150 mg fitozomi të CoQ10 çdo ditë. Pjesëmarrësit iu nënshtruan ekzaminimeve fizike në fillim dhe pas 8 javësh ndjekje.

Suplementimi lehtëson asteninë dhe rrit forcën muskulare
Rezultatet tregojnë se suplementimi i CoQ10 sjell një përmirësim të dukshëm të astenisë, krahasuar me placebon. Në veçanti, pas 8 javësh ndjekje, pacientët që kishin marrë fitozom të CoQ10, shfaqën mesatarisht 30% lehtësim të astenisë, rritje të forcës muskulore të dorës (+29.8±3.6) dhe në hapat e kryer gjatë testimit prej dy minutash (2MST) (+11.1±1.8%).

Si përfundim, përdorimi i suplementit koenzimë Q10, i formuluar me këtë teknologji novatore, mund të përbëjë një qasje shoqëruese ndihmëse për trajtimin e astenisë së lidhur me statinat, duke përmirësuar performancën fizike dhe cilësinë e jetës së pacientëve.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC