shk192015
Efektet e adrenalinës gjatë reanimimit te pacientët me arrset kardiak
Pacientët që pësojnë arrest kardiak jashtë spitali, kanë mundësi më të ulëta mbijetese nëse gjatë reanimimit në ambulancë, iu administrohet adrenalinë. Revista "Journal of American College of Cardiology" ka botuar rishtazi një studim të koordinuar nga Alain Cariou, nga "Descartes University" në Paris.
"Udhëzuesit rekomandojnë administrimin e adrenalinës çdo 3-5 minuta gjatë reanimimit nga arresti kardiak, me qëllim që efektet alfa-adrenergjike të barit të rrisin presionin e perfuzionit koronar dhe cerebral dhe të nisë qarkullimi spontan", pohon autori i studimit i cili na kujton se adrenalina mund të ketë edhe efekte negative në organizëm. "Mund të ndikojë në mosfunksionimin e miokardit, të rrisë nevojën për oksigjen si dhe anomalitë e mundshme në mikro-qarkullim. Duke pasur parasysh këto rrethana, efektet e administrimit të adrenalinës në mbijetesën afatgjatë janë ende të paqarta", shton autori, i cili ka thelluar më tej argumentin duke vlerësuar lidhjen midis përdorimit të barnave gjatë reanimimit dhe mbijetesës së pacientëve për shkak të arrestit kardiak jashtë-spitalor. Rezultatet e studimit: në
1.556 pacientë të studiuar dhe nga këta vetëm 17% e të trajtuarve me adrenalinë kanë pasur rezultat të mirë kundrejt 63% të të patrajtuarve me rezultat të mirë. "Pasojat negative nuk vareshin as nga kohëzgjatja e ndërhyrjes reanimatore as nga procedurat që mund të kryhen në spital, siç është hipotermia", pohon Cariou. "Në krahasim me pacientët e patrajtuar, mundësitë e mbijetesës së pacientëve të trajtuar me adrenalinë ishin nga 48% me administrimin e 1 mg, 30% nëse administrohej 2-5 mg, dhe ulej në 23% nëse i administrohej më shumë se 5mg". Dhe siç pohojnë autorët, këto të dhëna nxjerrin në pah nevojën për studime të mëtejshme për të kuptuar se si adrenalina e përdorur gjatë reanimimit mund të sjellë përfitime afatgjata në mbijetesë.