Shëndetësi

gus172021

Pickimet e grerëzave dhe bletëve. Si të njihet dhe të parandalohet reagimi alergjik. Vademekumi i ekspertëve

Vademekumi i ekspertëve me indikacionet për udhëtimet

Pickimet e hymenopterave (bletët, grerëzat etj.) mund të shkaktojnë, sipas ndjeshmërisë individuale, simptomat e një reaksioni alergjik pak a shumë të rëndë deri edhe fatal, nëse nuk ndërhyhet me mjetet e nevojshme për shpëtimin e jetës: adrenalinë e vetëinjektueshme, kortizon dhe antihistaminikë, megjithëse në çdo rast, ekspertët sugjerojnë të shkoni në urgjencën më të afërt. Kjo është këshilla që vjen nga vademekumi i fushatës së informacionit "Punto nel vivo", në Itali, sponsorizuar nga Federasma dhe Allergie Onlus-Federazione Italiana Pazienti.

 

Reagimet ndaj pickimit të hymenopterave

Në mungesë të një alergjie specifike, pickimi i hymenopterave shkakton një reaksion rreth vendit të pickimit, të karakterizuar nga dhimbje, ënjtje dhe skuqje që zakonisht zhduken brenda pak orësh. Sidoqoftë, bazuar në ndjeshmërinë individuale, simptomat mund të jenë të ndryshme: disa subjekte që janë vënë në kontakt me helmin e një hymenoptere për shkak të pickimeve të mëparshme mund të zhvillojnë alergji ndaj përbërësve të helmit dhe të shfaqin reaksione alergjike pak a shumë të rënda, deri edhe një reagim fatal. Për ata që janë alergjikë ndaj helmit të hymenopterave, adrenalina e vetëinjektueshme është thelbësore dhe duhet mbajtur gjithmonë me vete, në enë të veçanta termike, pasi është e ndjeshme ndaj temperaturave të larta. Në çantën "shpëtuese të jetës", përveç adrenalinës, do të mbahen edhe kortizon dhe antihistaminikë. Sidoqoftë, përkundër vetëmjekimit të zbatuar, subjekti duhet transportuar në urgjencën më të afërt. Një kërcënim tjetër veror është përhapja në rritje e grerëzës Velutina Nigrithorax ose "bririt aziatik". Edhe pse mund të ngatërrohet me grerëzën e zakonshme, ajo ka dallime thelbësore: është maksimumi rreth 3 cm e gjatë (grerëza e zakonshme është 4-5 cm) dhe ka ngjyra të ndryshme, pasi ka këmbë me dy ngjyra, të zeza dhe të verdha në skaje, ka një vijë të verdhë në bark, trupi është i errët dhe portokalli në pjesën e përparme, ndërsa antenat janë të zeza.

 

Adrenalina dhe imunoterapia. Trajtimi dhe parandalimi i alergjive

"Para se të niseni për një udhëtim është e rëndësishme të kontrolloni që solucioni vetëinjektues të jetë transparent dhe pa ngjyrë përmes dritares së vogël të dukshme që ai përmban", nënvizon Maria Beatrice Bilò, alergologe. "Po aq e rëndësishme është të kontrollohet data e skadimit. Nëse jeni duke udhëtuar në vende ku është e vështirë të merrni adrenalinë vetëinjektuese, është e këshillueshme të flisni me specialistin tuaj për të patur më shumë se një pajisje në dispozicion. Së fundi, për t'u lejuar në bord është e këshillueshme t'i kërkoni specialistit të përgatisë një raport në anglisht duke shpjeguar se çfarë është adrenalina dhe pse i është përshkruar pacientit. Në rast se është e nevojshme, para nisjes, këshillohet informimi i kompanisë ajrore". Një tjetër medikament që shpëton jetë për njerëzit alergjikë ndaj helmit të hymenopterave është imunoterapia specifike me injeksion e cila mund të parandalojë në mënyrë efektive reaksionet alergjike sistemike, në rast të një pickimi të ri.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC