Farmaci

qer162020

Alergjitë. Medikamenti i ri që parandalon shfaqjen e anafilaksisë

Një studim i botuar në "Journal of Clinical Investigation" përshkruan një medikament oral, të aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA), që mund të zvogëlojë ose parandalojë me sukses reaksionet alergjike, përfshirë ato serioze dhe kërcënuese për jetën, në një model të humanizuar të anafilaksisë te miu.
"Principet aktive të përdorura në studim janë frenuesit e BTK, një enzimë e quajtur tirozina kinazë Bruton, e cila gjendet brenda qelizave, përfshirë qelizat mastocite. Frenuesit BTK bllokojnë reaksionet alergjike duke frenuar enzimën BTK dhe duke parandaluar aktivizimin e qelizave mastocite nga alergjenët, me lëshimin masiv të histaminës dhe ndërmjetësve të tjerë inflamatorë, që qëndrojnë në themel të anafilaksisë", thotë bashkautori Bruce Bochner, profesor i mjekësisë në Universitetin Veriperëndimor Feinberg të Çikagos.

Anafilaksia është një reaksion alergjik serioz dhe i rrezikshëm për jetën, që mund të ndodhë brenda sekondave ose minutave të ekspozimit ndaj një alergjeni te rreth një në 50 amerikanë, megjithëse sipas fondacionit amerikan mbi astmën dhe alergjinë, norma e incidencës është rreth 1 në 20. "Kjo pilulë mund të shpëtojë jetë njerëzish në kuptimin e parë të fjalës, duke u mundësuar atyre që janë në rrezik, parandalimin e reaksioneve serioze alergjike", thotë Bochneri, duke sqaruar se njerëzit në rrezik të lartë alergjie ndaj antibiotikëve që të shpëtojnë jetën ose ata që duhet të kryejnë desensitizim të ushqimit që merret në rrugë orale duke marrë në doza që ngrihen pak nga pak, ushqime ndaj të cilave ata janë alergjikë, për të rritur tolerancën, mund ta marrin pilulën si masë parandaluese.

"Nëse medikamenti doli të jetë mjaftueshëm i sigurt dhe ekonomik për përdorim të përditshëm, teorikisht kushdo që ka një alergji të rëndë, përfshirë alergjitë ushqimore, mund ta merrte atë dhe të ishte në gjendje të hante ushqime të cilave deri në atë kohë u ishte shmangur rreptësisht", shkruajnë autorët. "Dua të sqaroj se pilula përdoret për qëllime parandaluese dhe jo për raste urgjente si EpiPen, një shiringë e emergjencës për ata që kanë një reaksion serioz alergjik në proces, që të injektojnë veten e tyre me një dozë adrenaline për të bllokuar simptomat", thotë  Bochneri, i cili së bashku me kolegët po shqyrton ende mundësinë e riformulimit të terapisë duke e përshtatur atë me EpiPen.


J Clinical Invest 2020. Doi: 10.1172/JCI138448
https://dx.doi.org/10.1172/JCI138448


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC