Farmaci

qer282018

Alergjitë. Injeksionet e adrenalinës së vetëinjektueshme, mund të shpëtojnë jetë

Më shumë se gjysma (52%) e të rriturve të cilëve mjeku u ka përshkruar injeksion adrenaline të vetëinjektueshëm, kanë deklaruar se nuk e kanë përdorur këtë pajisje gjatë një reaksioni të rëndë alergjik, kryesisht për arsye se nuk e kanë patur atë me vete në momentin e reaksionit. Kjo ka dalë nga rezultatet e një sondazhi të zhvilluar nga një skuadër multidisiplinore, sondazh i publikuar në "Annals of Allergy, Asthma, and Immunology".

"Tërheqja në farmaci e injeksionit të përshkruar nga mjeku nuk është e mjaftueshme. Nevojitet të dimë si ta përdorim vetëinjektuesin dhe ta mbajmë gjithmonë me vete, për të qenë gati në rast të një urgjence alergjike. Mund të na shpëtojë jetën", thotë Ruchi Gupta (Universiteti Veriperëndimor), autor kryesor i studimit. Në total, e kanë plotësuar sondazhin 917 vetë të cilëve mjeku u ka përshkruar vetëinjektues (255 nga 0-12 vjeç, 212 nga 13-17 vjeç dhe 450 të moshës 18-65 vjeç). Alergjitë nga kikirikët (30%), molusqet (22%) dhe qumështi (21%) kanë qenë alergjitë ushqimore më të zakonshme që janë raportuar nga kjo mostër.

Në vitin pararendës të sondazhit, 69% e të intervistuarve kishin patur të paktën një reaksion alergjik dhe 39% më shumë se një. Pjesa më e madhe e të rriturve ka raportuar se nuk e ka përdorur pajisjen, edhe kur ka qenë e nevojshme dhe 45% ka deklaruar se nuk e ka patur me vete në atë moment. Në sondazh, më shumë se gjysma e të intervistuarve është shprehur plotësisht dakord me deklaratat "i di hapat e përdorimit të një vetëinjektuesi", "i njoh shenjat dhe simptomat e një reaksioni të rëndë alergjik" dhe "do të isha në gjendje ta përdorja me efikasitet një vetëinjektues, nëse do të kisha një reaksion të rëndë alergjik".

Gjithsesi, përgjigjet kanë treguar se ai që kishte patur nevojë për pajisjen, e kishte patur atë me vete vetëm në 50% të rasteve në të cilat është përdorur; në 33% të rasteve, në fakt, vetëinjektuesi i përdorur është siguruar nga mjeku, në 7% të rasteve nga dikush tjetër që e kishte patur atë dhe në 6% të rasteve, është siguruar nga një institucion (shkolla ose vendi i punës). Nga përgjigjet e të intervistuarve vihet re edhe se kostoja kishte qenë një pengesë që i shtynte ata të mos i mbanin me vete vetëinjektuesit dhe rreth 70% e mostrës është shprehur se, nëse pajisja do të kishte kosto më të ulët, qasja ndaj saj do të kishte qenë më e madhe.

 

Ann Allergy Asthma Immunol. 2018. Doi: 10.1016/j.anai.2018.06.010
https://www.annallergy.org/article/S1081-1206(18)30482-4/fulltext


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC